Lajme
Historia e gjyshes shqiptare që shkoi për t’i marrë nipat në Siri
73-vjeçarja Mendije Dumani ka humbur jetën më 3 shtator në kampin famëkeq Al Hol në Siri, ku janë të vendosur familjarët e luftëtarëve të grupit terrorist ISIS.
Dumani është gjyshja e Evës, 14-vjeçare dhe Indritit 12-vjeç. Të dy fëmijët u rrëmbyen nga babai i tyre, Shklëzen Dumani, 6 vjet më parë dhe pas rrëmbimit, ai bashkë me fëmijët shkoi në Siri për t’u bashkuar me ISIS.
Muaj më vonë, e moshuara, duke shpresuar se do të merrte fëmijët dhe të kthehej në shtëpi, udhëtoi për në Siri, shkruan express, përcjell Albinfo.ch.
I biri i Mendijes, Shkëzeni, u vra gjatë luftimeve atje, ndërsa ajo u bë kujdestarja e fëmijëve.
Në fillim të vitit 2019 ajo bashkë me fëmijët u dërguan në kampin famëkeq Al Hol, që aktualisht drejtohet nga kurdët dhe depërtimi në të është i vështirë e gati i pamundur.
Tanimë fati i dy fëmijëve të mbetur vetëm në kamp nuk dihet, ndërsa nuk dihet as fati i të moshuarës që nuk mundi t’i kthente nipërit e saj në atdhe.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër