Integrimi
Historia e Agimit dhe Blertës, një rrëfim i dashurisë dhe i padrejtësisë
Historia e një të riu dhe një vajze të re që bien në dashuri, në një fshat në Kosovë, sipas medias franceze "leetchi.cOm"6yast_wpseo_focuskw=
Në këtë moment të historisë, situata e vendit nuk ishte edhe aq e lehtë dhe Agimi ka dashur më të mirën për “princeshën” e tij. Me ngurrim, ai largohet i vetëm në Angli për të punuar dhe për të ndërtuar një jetë më të mirë për të dashurën e tij, për t’u bashkuar me të. Fatkeqësisht, historia do të vendosë ndryshe.
Në disa zona të Kosovës, traditat janë ende thellësisht të rrënjosura dhe praktikat tradicionale shpesh vendosin jetën e grave dhe të familjes, më shumë se ligjet e shtetit, shkruan “leetchi.com”.
Përderisa mungonte Agimi, Blerta iu “besua” xhaxhait të saj. Ajo reduktohet deri në statusin e skllaves, u nënshtrohet akteve të dhunshme, çnjerëzore dhe degraduese, dhe përpjekjeve për ta martuar me forcë.
Në këtë pikë të historisë, Agimi ka pasur sukses në Angli. Ai punonte, bleu një shtëpi dhe disa javë më vonë priste dokumentet e tij të rregullta, transmeton albinfo.ch. Pasi mësoi se çfarë po ndodhte në Kosovë, ai vendosi t`i linte të gjitha vetëm për të ndihmuar vajzën që ai e donte, duke i humbur të gjitha gjasat për ta rregulluar qëndrimin e tij në Angli. Agimi kthehet në vendlindje, e merr Blertën nga xhaxhai i tij dhe martohen, pavarësisht kundërshtimit të dy familjeve të tyre.
Në këtë pikë të historisë, Agimi dhe Blerta po përpiqeshin të jetonin në Kosovë. Ata vendosen në qytet dhe kanë një djalë me emrin Olti. Por pesha e traditës është shumë e rëndë, ata janë ngacmuar dhe kërcënuar me vdekje nga familjet, të cilat bashkimin e tyre e konsiderojnë si një çnderim. Agimi bile ishte viktimë e një atentati. Ata nuk patën më tjetër zgjidhje dhe u arratisën nga vendi. Pas disa muajve dhe disa vendeve të kaluara, ata arrijnë në Francë dhe parashtrojnë një kërkesë për lejeqëndrim pranë Zyrës Franceze për Mbrojtjen e Refugjatëve dhe Personave pa Shtetësi (OFPRA). Por, Blerta është e traumatizuar nga ajo që ka përjetuar dhe ka vështirësi të mëdha në të folur për të kaluarën e tyre, e cila ndoshta ka një ndikim të fortë në shqyrtimin e kërkesës së tyre për azil, i cili është hedhur poshtë, shkruan “leetchi.com”, përcjell Albinfo.ch.
Në këtë pikë të historisë, ata jetojnë në Nolay dhe në Francë po qëndrojnë tashmë tre vite. Në ndërkohë, atyre në Dijon u ka lindur edhe një vajzë që tash është 20 muajshe me emrin Olta dhe janë plotësisht të integruar në rrethinë. Olti shkon në shkollë, ndërsa ata janë vullnetarë në një shoqatë. Agimi ka marrë një premtim për tu punësuar në një kompani të madhe. Çifti i ri ka shumë miq dhe me dëshirë të madhe i ndajnë perimet në kopshtin e tyre. Në sytë e të gjithë banorëve, edhe kjo është vetëm një familje si të gjitha të tjerat në fshatin francez Nolay. Ata ende janë duke i vazhduar përpjekjet e tyre për ta rregulluar lejeqëndrimin. Me kalimin e kohës dhe me ndihëm e miqve të saj, Blerta po arrin të dëshmojë të kaluarën e saj të hidhur. Me ndihmën e këtyre elementeve të reja, një ankesë për rishqyrtim është paraqitur në Gjykatën nacionale të azilit (CNDA). Por, ajo nuk do ta ketë mundësinë për ta mbrojtur rastin e saj.
Në këtë moment të historisë, ne jemi më datë 16 korrik 2018, në Francë. Një ditë më parë, Agimi e kishte vënë Oltin mbi supet e tij dhe po e festonte titullin e Kampionit Botëror të ekipit të Francës në futboll, njofton më tej Albinfo.ch. Një ditë më parë, Blerta po përgatiste gatime për t`i ndarë me miqtë e saj gjatë kësaj feste kombëtare. Një ditë më parë, i dëgjonim thirrjet “Vive la France” në të gjitha rrugët. Më 16 korrik 2018, Blerta, Agimi, Olti 4-vjeçar dhe Olta 1 vit e gjysmë, papritmas janë marrë nga shtëpia dhe nga miqtë e tyre. Në një afat prej disa minutash, përfunduan përpjekjet e tyre që po i bënin për tre vite me radhë. Për më pak se 24 orë, u transferuan në qendrën e paraburgimit, u futën në një avion që ishte përgatitur për ta, të lidhur me pranga, ata kthehen me forcë në Kosovë ku edhe më tej janë në rrezik vdekjeje.
Megjithatë, historia e Agimit dhe Blertës, është vetëm një histori e dashurisë. Dhe në këtë mënyrë u trajtuan dy të dashuruar, të cilët vetëm dashtëm të jetojnë me dinjitet në truallin e të Drejtave të Njeriut? Më 16 korrik 2018, për Agimin dhe Blertën u bë një histori e padrejtësisë.
Qëllimi i këtij shkrimi është që atyre tu mundësohet të kenë qasje në kushte jetese të ndershme dhe humane, derisa situata e tyre të stabilizohet, përfundon shkrimin “leetchi.com”.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?