Shkurt.ch

Hiqet dënimi me kusht me të holla

Planifikohet që të dënuarit të vuajnë dënimin e tyre në shtëpi por me pranga elektronike të lidhura në këmbë

Dënimet me kusht me të holla nuk do të bëjnë më pjesë në listën e masave ndëshkuese që shqiptohen në Zvicër. Pesë vjet pas futjes në fuqi të kësaj mase, Qeveria Federale planifikon heqjen e saj dhe zëvendësimin me vuajtje të shkurtë dënimi në burg.

Të mërkurën i është dërguar parlamentit rekomandimi për ta miratuar këtë ndryshim.

Sipas qeverisë dënimi me kusht me të holla nuk ka treguar efektin e duhur frikësues. Po ky mendim mbretëron edhe në opinionin zviceran.

Së këndejmi, për të ardhmen parashihet që të fillojnë të shqiptohen më tepër dënime me burg me kohëzgjatje të vogël. Po kështu qeveria planifikon që të dënuarit të vuajnë dënimin e tyre në shtëpi por me pranga elektronike të lidhura në këmbë.