Shkurt.ch

Hiqet dënimi me burg për përdorim të kanabisit

Dhoma e kantoneve sot ka votuar për dënimin prej 100 frangash ndërsa dhoma nacionale qe përcaktuar për gjobën prej 200 frangash

Personat që konsumojnë kanabis dhe janë në moshë madhore në të ardhmen mund të dënohen vetëm me gjobë në vend se me burg siç ka qenë deri më tash. Pas dhomës nacionale sot edhe dhoma e kantoneve e Parlamentit të Zvicrës është shprehur pro këtij qëndrimi.

Dënimi me burg, që vlente në shumicën e kantoneve nuk është në përputhje me kohën. Veç kësaj, shqiptimi i tij nënkupton angazhim të madh administrativ dhe si i tillë nuk ia vlen, ka qenë qëndrimi i shumicës në këtë dhomë të parlamentit.

Ndërkaq, dy dhomat ende nuk janë unike sa i përket shumës që duhet paguar për gjobë në raste dënimi. Kështu, dhoma e kantoneve sot ka votuar për dënimin prej 100 frangash ndërsa dhoma nacionale, më herët, qe përcaktuar për gjobën prej 200 frangash. Kjo diferencë do ta dërgojë çështjen edhe njëherë për votim në Dhomën Nacionale.