Lajme

Hiqen tatimet e dyfishta, Shqipëri-Kosovë

Qeveria e Shqipërisë miratoi marrëveshjen për heqjen e tatimit të dyfishtë me Kosovën

Marrëveshjet e shumta që kanë nënshkruar dy qeveritë, ajo e Kosovë dhe e Shqipërisë në takimin historik të Prizrenit, kanë filluar të japin rezultate. Në këtë vazhdë, Qeveria shqiptare miratoi marrëveshjen për heqjen e tatimit të dyfishtë me Kosovën, që npnkutpn edhe parandalimin e evazionit fiskal ndërmjet dy vendeve.

Në mbledhjen e fundit të qeverisë së Shqipërisë, ministri i Financave, Shkëlqim Cani deklaroi se marrëveshja është në kuadër të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe se ajo është në dobi të bizneseve të të dy vendeve.

“Për të gjithë ata biznesmenë që zhvillojnë aktivitet në të dy vendet, rritet besimi dhe siguria. Marrëveshja lejon që personat që ushtrojë aktivitet ekonomik në të dy vendet, në Kosovë dhe Shqipëri, të tatohen vetëm në njërin vend, sa i takon tatimit mbi të ardhurat e kapitalin”, deklaroi Cani, citon BW.

Ministri shqiptarë tha se më këtë marrëveshje hetohet edhe qarkullimin ndërmjet afaristëve të të dyja vendeve.

“Kjo marrëveshje është në kuadër të zotimeve që kemi marrë lidhur me integrimin e ekonomive të dy vendeve, gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Prizren”, u shpreh Cani.

Ndryshe, dy qeveritë ajo e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë u bashkuan për herë të parë me 11 janar të këtij viti në Prizren, në një takim që u konsiderua historik për të dy vendet. Aty u nënshkruan disa marrëveshje nga të gjitha sferat, ndërsa më me interes ishin atë të çështjeve ekonomike dhe diplomatike.