Lajme
Hilmi Gashi zgjidhet kryetar i asamblesë së komunës Muri-Gümligen
Hilmi Gashi, asamblist prej tashmë dy mandatesh, tani është zgjedhur kryetar i parlamentit në komunën Muri-Gümligen të Bernës
Në votimin që është mbajtur mbrëmë, më 21 janar, Hilmi Gashi, asamblist prej tashmë dy mandatesh është zgjedhur kryetar i asamblesë (parlamentit) në komunën Muri-Gümligen të Kantonit të Bernës.
Krahas punës në asamble, Gashi është i njohur si aktivist shumëvjeçar i komunitetit shqiptar të Zvicrës.
Ai është lindur në vitin 1967 në fshatin Atmaxhë të Prizrenit ndërsa në Zvicër ka ardhur para më shumë se 30 vitesh, ku jeton në Muri-Gümligen.
Ai është angazhuar prej shumë vitesh në Partinë e Gjelbër dhe në sindikatën Unia, shkruan albinfo.ch. Në këtë të fundit, që është sindikata më e madhe e Zvicrës, Hilmi Gashi mban pozitën e lartë të përgjegjësit për migracion, në nivelin federal.
Gashi njihet për qëndrimin dhe angazhimin e tij konsekuent për realizimin e barazisë shoqërore në mesin ku jeton dhe për këtë ka fituar besimin për tu zgjedhur në instanca të ndryshme politike e shoqërore, në nivel lokal, regjional e nacional, të Zvicrës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













