Zhvillim
Hilmi Gashi: “Një qeveri që shkel mbi vlerat e kombit, nuk ka legjitimitet”
Më kanë prekur shumë skenat e keqtrajtimeve që u janë bërë të gjithëve por në veçanti Gani Krasniqit dhe Sami Kurteshit. Me atë rast kam menduar kështu: “deri sa serbët i bëjnë heronj kriminelët e tyre të luftës, ne i kriminalizojmë heronjtë tanë. Është e pafalshme për qeverinë dhe policinë që njerëzit të cilët kanë sakrifikuar gjithçka për këtë vend, t`i shohim në këto skena”.
“Rrjedhat e diskursit politik, mënyra se si nga qeveria e tashme anashkalohen proceset e definuara të vendimmarrjes, për mua janë mjaft shqetësuese. Këtu e kam fjalën për nënshkrimin e marrëveshjeve pa i votuar parlamenti, gegjësisht pa u ratifikuar ato në parlament dhe pa u konsultuar as mendimi i opinionit. E gjithë kjo, përkundër arsyetimit të qeverisë për presionin ndërkombëtar, është e papranueshme”, thotë Gashi për albinfo.ch.
Kulminacioni i kësaj është instrumentalizimi i Policisë së Kosovës nga qeveria. Policia si shtyllë e shtetit nuk guxon të keqpërdoret për qëllimet politike të asnjë qeverie. Qeveria nuk është shtet, ajo ndryshon ndërsa shteti mbetet. Policia edhe pse duhet të veprojë në pajtim me ligjin, në rastet e fundit ka shqelmuar ligjet të cilave u referohet. Hyrja me dhunë në parlament, nxjerrja nga parlamenti e politikanëve të opozitës që kundershtojnë një marrëveshje, është instrumentalizim i policisë nga një qeveri e caktuar.
Tash, rreth asaj që e ka shtyrë opozitën te mos e lejojë votimin. Nese e marrim presionin për votimin e gjykates speciale, opozita me të drejtë ka pritur se edhe marrëveshja për “zajednicën” dhe ajo për demarkacionin do të kalojnë njësoj sikur specialja (nën presion nga jashtë). Metoda që e kanë zgjedhur opozitarët për të rezistuar është e diskutueshme por qëllimi për moslejimin e një marrëveshjeje në dëm të Kosovës, u jep të drejtë atyre. Të përkujtojmë, kur dihet edhe shembulli i Bosnjës (republika Srpska) e diçka e tillë po i kanoset ehe Ksovës, atëherë rezistenca e opozitës na duket e arsyeshme, shprehet për albinfo.ch Hilmi Gashi.
Më kanë prekur shumë skenat e keqtrajtimeve që u janë bërë të gjithëve por në veçanti Gani Krasniqit dhe Sami Kurteshit. Me atë rast kam menduar kështu: “deri sa serbët i bëjnë heronj kriminelët e tyre të luftës, ne i kriminalizojmë heronjtë tanë. Është e pafalshme për qeverinë dhe policinë që njerëzit të cilët kanë sakrifikuar gjithçka për këtë vend, t`i shohim në këto skena”.
Një qeveri dhe një polici që shkel mbi këto vlera duhet ta dijë se nuk do ta ketë legjitimetin dhe respektin në popull.
Po të ndodhte diçka e tillë në Zvicër, si kreu i policisë ashtu dhe komandanti përgjegjës do të jipnin dorëheqje dhe do të përballeshin me gjyqin.
Për fund: Unë Kosovën e dua si demokraci dhe jo shtet sipas modelit të Putinit dhe Erdoganit.
Hilmi Gashi Funksionar sindikal, politikan i GP, Thun
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane