Kosova
‘Hill House – Kamenica’: Jeto në Kosovë me standarde zvicerane
Bashkatdhetarët sjellin standardin zviceran të jetesës në Kosovë. Familja Shkodra ju prezanton lagjen moderne ‘Hill House - Kamenica’

Me një lartësi mbidetare prej 750 metrash, me një pamje gjithëpërfshirëse të qytetit të Kamenicës, lidhje me të gjitha fshatrat e saj për rreth, ajër të pastër dhe qetësi maksimale, fiks aty mund të jetë lagjja ku po ndërtohet shtëpia e juaj e ëndrrave. E bukur apo jo?
Shtoja kësaj edhe standardin me të cilin po ndërtohet lagjja. Standard zviceran. Po pra, jeto në Kamenicë sikur të jesh në Zvicër.
Hill House Kamenica: Kush po investon këtu?
Familja Shkodra me prejardhje nga Kamenica,në dhjetor të vitit 2020 filloi realizimin e idesë së projektit, ndërsa në korrik të këtij viti filluan ndërtimin e lagjes moderne Hill House. Ata e nisën këtë projekt madhështor me idenë që t’u ofrohet bashkatdhetarëve një komoditet me standarde të larta kur ata vendosin të investojnë në patundshmëri.
“Duke i parë bashkatdhetarët që kanë probleme me ndërtimin, kohën dhe organizimin, ne dëshiruam t`u ofrojmë atyre një komoditet, siguri e organizim profesional, në mënyrë që bashkatdhetarët të investojnë në vendlindje, në patundshmëri”, thotë Fikret Shkodra.
Pamja e bukur e vendit ku po ndërtohet lagjja, pastërtia e ajrit si dhe lidhja me të gjithë fshatrat për rreth, janë ndër përparësitë që kanë shtëpitë e ‘Hill House’. Por këto nuk janë të vetmet të mira që posedon kjo lagje.
“Në fillim të lagjes do të ketë objekt afarist, ndërsa kopshte të bukura në lagje do ta rrethojnë vendin, e në to fëmijët do të mund të argëtohen pa fund. Po ashtu arsimimi i të ardhmes tonë, fëmijëve, shkolla, gjendet shumë afër lagjes”, përshkruan tutje Shkodra.
A mund të cilësohet ‘Hill House’ lagjja e parë në Kamenicë me shtëpi të standardeve zvicerane?
“Po, pa dyshim është lagjja më e re e këtij niveli të standardeve zvicerane. Lagjja posedon hyrje me autorizim elektrik, energji elektrike 24/7, ujë, kanalizim, qasje interneti, infrastrukturë të lartë rrugore, ndriçim publik, vëzhgim dhe monitorim të lagjes, mirëmbajtje të lagjes, parkim të mjaftueshëm etj”, thekson Shkodra.
Kjo lagje nuk ofron vetëm një tip shtëpie, por katër.
Tipi “A” ka 430m2, parcela është 500m2 dhe posedon dy parkingje. Tipi tjetër “A-1” ka 420m2, me parcelë 500m2 dhe dy parkingje. Tipi “B” i shtëpive moderne të lagjes ka “Hill House”, ka 307m2, me sipërfaqe të njëjtë të parcelës dhe parkingjeve me dy tipat e tjera paraprake. Derisa modeli i katërt, “B-1”, ka 418m2, po ashtu me sipërfaqe të njëjtë të parcelës dhe parkingjeve.
Ndryshe, këto shtëpi pritet të jenë të banueshme në pranverën e vitit të ardhshëm, ndërsa shitja e tyre tashmë ka filluar.
“Tri shtëpitë e para kanë filluar tani të ndërtohen dhe do të jenë të gatshme në pranverën e vitit të ardhshëm. Ndërtimi planifikohet që në dy vjetët e ardhshme të jetë në përfundim e sipër , kurse shitjet kanë filluar qysh tani”, përfundon Shkelzen Shkodra.
Për të parë edhe më shumë detaje e fotografi nga kjo lagje, mund të vizitoni edhe faqen e Facebook-ut “Hill House – Kamenica” (https://www.facebook.com/hillhousekamenica/ ).
Katër tipa të shtëpive
Tipi “A” ka 430m2, parcela është 500m2 dhe posedon dy parkingje. Tipi tjetër “A-1” ka 420m2, me parcelë 500m2 dhe dy parkingje. Tipi “B” i shtëpive moderne të lagjes ka “Hill House”, ka 307m2, me sipërfaqe të njëjtë të parcelës dhe parkingjeve me dy tipat e tjera paraprake. Derisa modeli i katërt, “B-1”, ka 418m2, po ashtu me sipërfaqe të njëjtë të parcelës dhe parkingjeve.
Ndryshe, këto shtëpi pritet të jenë të banueshme në pranverën e vitit të ardhshëm, ndërsa shitja e tyre tashmë ka filluar.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?