Zhvillim
Hidrocentrali “Ura e Shenjtë”, projekt i përbashkët Kosovë -Zvicër
“Edelweiss Energy”, një firmë e krijuar me kapital të përbashkët të investitorëve nga Kosova dhe Zvicra, po punon në planifikimin e ndërtimit të hidrocentralit në lumin e Drinit të Bardhë në Rahovec

Projekti quhet “Ura e Shenjtë” dhe pritet të ketë një kapacitet të prodhimit të energjisë elektrike nga uji prej 8.8 MW me lokacion në lumin e Drinit të Bardhë, përkatësisht në Xërxë të Rahovecit.
Hidrocentrali nuk do ta zgjidhë vetëm prolemin e energjisë elektrike për banorët e Xerxës. Banorët e kësaj ane do të përfitojnë në shumë aspekte, sidomos në agrokulturë.
“Vërshimet e mëdha që kanë nodhur në këtë pjesë të Kosovës kanë shkaktuar dëme të vazhdueshme në agrokulturë. Rregullimi i shtratit të lumit të Drinit të Bardhë në Rahovec dhe ndërtimi i hidrocentralit sjell edhe benifite për komunitetin në Xërxë të Rahovecit, sidomos në agrokulturë”, tha në Bernë Ilir Kelmendi, përfaqësues i “Edelweiss Energy”.
Ilir Kelmendi nga “Edelweiss Energy” ka prezantuar projektin para zviceranëve në Bernë, në konferencën për energjinë e ripërtërishme në Ballkan, organizuar nga albinfo.ch.
Komunitetit do t’i dhurohet jo vetëm një hidrocentral, por edhe një park rekreacioni, pishina, fusha tenisi dhe shtigje të tjera për udhëtarët. “Ura e Shenjtë” do të bëhet një atraksion edhe më i madh në Kosovë për vizitorët dhe banorët e kësaj ane të Kosovës.
Ilir Kelmendi thotë të kenë marrë të gjitha lejet, përveç lejës së ndërtimit që shpresojnë ta marrin së shpejti për t’i nisur punimet në pranverë 2014.
“Si të përgatitet projekti final, ne mund të fillojmë ndërtimin. Krejt varet nga fondet që do t’i sigurojmë. 50% për qind e investimeve janë bërë për përgatitjen e projektit”, tha Kelmendi.
Tashmë janë siguruar të gjitha makineritë. Një projekt i tillë mund të kushtojë përafërsisht deri në 7.2 milionë, ndërsa të gjitha ekspertizat janë siguruar në Zvicër.
„Më e rëndësishmja është rregullimi i shtratit të lumit që kushton më së shtrenjti, deri 3.6 milionë”, thekson Kelmendi.
“Edelweiss Energy” po kërkon fonde nga Banka për Zhvillim dhe Banka Botërore. “Projekti mund të zhvillohet për 2 vjet nëse sigurohen fonde”, shpreson Kelmendi.
Hidrocentrali në Xerxë mund të prodhojë deri 8 MW energji elektrike, por varet edhe prej reshjeve dhe volumit të ujit. Gjatë vjeshtës është fuqia më e madhe prodhuese.
Ideja është e tre aksionarëve, dy në Zvicër dhe njëri në Kosovë. Ismet Kelmendi [Kosovë], Rexhë Muqaj dhe Mustafe Lufaj në Zvicër.
Aksionarët nga diaspora që punojnë njëri në pjesën gjermane dhe njëri në pjesën frankofone të Zvicrës kanë siguruar tashmë makinerinë për ndërtimin e centralit nga uji. Asnjëri nuk vjen nga Rahoveci, por e kanë parë si pikë strategjike mbledhjen e ujit nga lumi i Drinit të Bardhë.
„Duke u nisur nga ajo se sa herë shkojmë në Kosovë nuk ka rrymë, atëherë na morëm iniciativën që të nisim një projekt që do t‘i sjellë dobi vendit tonë. Ne menaxhojmë firma të tregtisë, blejmë dhe shesim makineri të rëndë në Zvicër. Kemi siguruar në fillim të gjithë makineritë për të ngitur këtë hidrocentral”, tha njëri nga investitorët nga Zvicra, tha Rexhë Muqaj për albinfo.ch.
Ai thotë të ketë dërguar investitorë zviceranë në Kosovë, por që janë kthyer të zhgënjyer nga atje.
“Edelweiss Energy” po pret autorizimin nga autoritetet kosovare për projektin tjetër “Lumbardh – Hulaj” që do të ketë një kapacitet total prej 7 MW me lokacion në Deçan.
Projektet e “Edelweiss Energy” janë aktualisht një nga investimet më të mëdha hidroenergjetike në Kosovë.
Sevdail TAHIRI
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje Shqiptari 37-vjeçar, i cili akuzohet se ka shtyrë një të moshuar në binarët e metrosë, qëndron...
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Shqiptarët falin namazin e Fitër Bajramit në Cyrih
-
Reflektime mbi Ramazanin, angazhimi, traditat dhe mesazhet për besimtarët
-
Falet namazi i Fitër Bajramit në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Zbulimi zviceran: Metanina është më e keqe se nikotina Zëvendësuesi sintetik i nikotinës në cigaret elektronike mund të jetë potencialisht më i varur se ai...
-
Forcohet frangu zviceran
-
Qeveria Federale paralajmëron: Shoferët duhet të tregojnë shumë durim gjatë Pashkëve
-
Neuchâtel: Goditje me thikë në Bar, vetëdorëzohet kosovari
-
Ndryshime në trenat që kalojnë nëpër Renens (VD)