Lajme
Hidhen fishekzjarrë në drejtim të xhamisë, në Wangen (SO)
Janë hedhur po ashtu edhe gurë në drejtim të fasadës. Për pasojë, është thyer një xham i dritares

Në Wangen pranë Oltenit, kantoni Solothurn, persona të panjohur kanë ndezur fishekzjarrë në drejtim të xhamisë së atjeshme të shtunën mbrëma dhe po ashtu kanë hedhur gurë drejt fasadës së objektit.
Një xham i dritares është dëmtuar me këtë rast, transmeton albinfo.ch. Policia është në kërkim të dëshmitarëve për identifikimin e autorëve.
Merret vesh se bëhet fjalë për objektin e një xhamie të komunitetit turk.
Sipas gjetjeve fillestare, dyshohet se autorët të jenë të rinj të cilët ja dolën të arratisen para se të mbërrinte policia, shkruan solothurnerzeitung.ch. Policia ka nisur hetimet për identitetin e autorëve dhe është në kërkim të dëshmitarëve në lidhje me këtë.
Kushdo që mund të japë informacion për incidentin ose identitetin e atyre që shkaktuan dëmin, lutet të kontaktojë policinë kantonale të Solothurnit në 032 627 81 17. (ka)
E-Diaspora
-
Blerina Kastrati: Dua të përfaqësoj zërin e komunitetit tim në asamblenë lokale Blerina Kastrati përfaqëson Partinë Socialiste (PS) në garën për një vend në Asamblenë e Komunës Carouge...
-
Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të mbajë një koncert në Zvicër
-
Promovimi i librit “Masakrat në Kosovë 1998-1999” në Berlin
-
Britani: Për herë të parë Gjuha Shqipe mësohet në International House
-
7 marsi: Kontributi i çmuar i mësuesve në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Një shqiptar në mesin e katër të arrestuarve pas të shtënave në Cyrih Gjykata caktoi masën e paraburgimit për dy 32-vjeçarë zviceranë, një 31-vjeçar me dyshtetësi të Shqipërisë dhe...
-
Cyrihu duhet të bëhet një “strehë e sigurt” për refugjatët
-
Zvicër: Rënie e vogël e shkallës së papunësisë
-
Sindikata e kompanisë SWISS kërkon përmirësime për stafin tokësor
-
Studentët takojnë liderët industrialë