Lajme

Hetuesit e Hagës në lëvizje rreth rastit të “të vdekurve” nga Peja

Një ditë më herët, KTV-ja intervistoi dëshmitarët që jetojnë në Pejë, Sadik e Vesel Muriqi, e që një raport i KiE-së i shpalli të vdekur

Një ditë pas raportimit të KTV-së se “të vdekurit” nga raporti më i ri i Këshillit të Evropës  janë gjallë dhe jetojnë në Pejë, hetuesit e Tribunalit të Hagës janë vënë në lëvizje.

Sipas KTV-së, ata kanë nisur ta hulumtojnë rastin duke verifikuar të dhënat dhe dëshmitë e prezantuara në kronikën televizive.  

Hedhja poshtë e pohimeve të raportit të Këshillit të Evropës për dëshmitrët e mbrojtur, ka nxitur edhe reagime të forcave politike në Kosovë. Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, ka akuzuar KiE-në se është vënë në shërbim të së pavërtetës dhe janë të ndikuar nga Rusia e Serbia.

“Kjo është një tendencë qëllimkeqe e deputetit për ta dëmtuar Kosovën. Një vazhdimësi e raportit të Dick Martyt”, ka thënë Rexhepi.

Ka reaguar edhe mbrojtja e Ramush Haradinajt, për rastin e të cilit thuhet se dëshmitarët janë vararë. Besnik Tahiri nga AAK-ja ka thënë se “raporti është jo kredibil dhe do të ndëshkohet në debatin në Këshillin e Evropës”.

Një ditë më herët, KTV-ja intervistoi dëshmitarët që jetojnë të gjallë në Pejë, Sadik e Vesel Muriqi, e që një raport i KiE-së i shpalli të vdekur.