Lajme
Hetuesit e EULEX-it pa prova rreth “Shtëpisë së Verdhë”
EULEX ka hetuar rastin e ashtuquajtur 'Shtëpia e Verdhë', por nuk ka gjetur dëshmi për transplantim dhe operime me organe njerëzore
Hetuesit e EULEX it nuk kanë gjetur të dhëna se për të ashtuquajturin lokacion (Shtëpia e Verdhë) ka pasur operime me organe njerëzore, tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësja e misionit të BE së në Kosovë, Christina Herodes.
“Hetuesit dhe prokurorët për krime të luftës në EULEX kanë hetuar rastin e ashtuquajtur ‘Shtëpia e Verdhë’, por nuk kanë gjetur dëshmi apo të dhëna që do të na bënin të besojmë se në atë lokacion ka pasur transplantim dhe operime me organe njerëzore. Por, nëse kanë ndodhur lloje të tjera të aktiviteteve kriminale në atë shtëpi, nuk kemi të dhëna për momentin”, theksoi Herodes.
Sa i përket raportit të Dick Marty, i cili akuzon kryeministrin Hashim Thaçi për kryesimin e një mafie dhe nëse EULEX i ka informata që mund t’i mbështesin këto akuza, zëdhënësja Herodes tha se janë duke shikuar raportin në hollësi dhe nuk duan të bëjnë ndonjë ndërlidhje me askënd. “Nëse dikush ka dëshmi konkrete që do t’i mbështesnin akuzat e përmendura në raport, duhet t’u drejtohet autoriteteve adekuate”, tha ajo.
Gjithashtu Herodes tha se ka raste lidhur me krimet e luftës që janë duke vazhduar, duke përmendur një rast që ndërlidhet me Shqipërinë e veriut dhe objektet e UÇK-së atje. “Është në pritje të gjykimit kryesor dhe ndërlidhet me dy persona që dyshohet të jenë të përfshirë në dy incidente, të cilat kanë ndodhur në Shqipëri”, tha zëdhënësja, duke sqaruar se rasti ndërlidhet me keqtrajtimet eventuale të personave që janë mbajtur në objektet e UÇK së në veri të Shqipërisë, gjatë konfliktit të 1999 ës. “Mirëpo, as ky rast, deri më sot, nuk ka treguar ndonjë ndërlidhje me rastin e ‘Shtëpisë së Verdhë'”, tha Herodes.
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë Banorët e Gjenevës deri dhe duke përfshirë moshën 24 vjeç tani do të mund të përdorin...
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane