Shkurt.ch

Hetohen kompanite e telekomunikacionit

Prokuroria publike e Gjenevës po zhvillon hetime kundër tre nëpunësve të kompanive më të mëdha zvicerane të telekomunikacionit. Fjala është për kompanitë Swisscom, Sunrise dhe Orange.

Nëpunësit në fjalë dyshohen se kanë shitur të dhëna të besueshme me çka kanë shkelur detyrimin e ruajtjes së sekretit postar dhe telefonik.

Sipas një raporti të RTS (Radiotelevizioni i Zvicrës perëndimore, në gjuhën frënge), një byro detektivësh në kantonin Vaud kishte blerë prej vitesh listë të besueshme numrash telefonikë. Tri  kompanitë e përmendura kanë konfirmuar se hetimet janë në vazhdim e sipër.