E-Diaspora
Hetimet kundër Loredanës do të zgjasin disa muaj
Hetimet ndaj reperes shqiptare Loredana Zefi do të zgjasin disa muaj, derisa ajo nuk e ka të obliguar të qëndrojë në Zvicër
Reperja shqiptare Loredana Zefi ishte në qendër të vëmendjes në Zvicër dhe në Kosovë, kur një çift zviceran e akuzoi se i ka mashtruar duke u marrë 700 mijë franga. Këngëtarja ka deklaruar se është e pafajshme, duke hedhur poshtë akuzat, derisa ka qenë edhe në Kosovë për të xhiruar një video klip. Madje, mbajti edhe një konferencë, duke u përgjigjur të gjitha pyetjeve të gazetarëve për skandalin e fundit që ndodhi në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Edhe familjarët e saj mund të jenë të përfshirë, derisa hetimet pritet të zgjasin disa muaj. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi Simon Kopp për “Nau”.
“Duhet të hetojmë në detaje. Të bisedohet me avokatët. Pastaj është mbledhja e provave dhe marrja në pyetje. Kjo përfshin edhe përfshin vlerësimin e mesazheve Whatsapp, me të cilat çifti Valais dëshiron të provojë fajësinë e këngëtares”.
Loredana Zefi ende ka prezumimin e pafajësisë. Prandaj, ajo nuk është e detyruar të qëndrojë në Zvicër. Ajo nuk ka pasaportë zvicerane. Nëse autoritetet zvicerane do të bënin një kërkesë për ekstradim, Kosova do të duhej të vendoste, përcjell tutje albinfo.ch.
“Ne aktualisht po hetojmë vetëm Loredana Zefin. Nuk janë marrë ankesa të tjera kundër anëtarëve të tjerë të familjes”, ka thënë Kopp. Ai shtoi se është duke u hetuar për një mashtrim prej 350 mijë franga dhe jo 700 mijë siç është folur në media.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve