Integrimi
Heshtja nuk është përgjigje
Ngjarja e dhimbshme e kësaj jave, ku një shqiptar nga Kosova dyshohet të ketë vrarë të shoqen si dhe një punëtore sociale në Pfäffikon afër Cyrihut, ka shokuar opinionin e gjerë zviceran si dhe atë shqiptar, qoftë në Zvicër apo më gjerë.
Ngjarja në fjalë, sikurse edhe ajo e muajit maj, kur në Zvicër për motive të ngjashme një prind shqiptar nga Maqedonia vrau të bijën si dhe nënën, e reflektojnë realitetin e dhimbshëm migrues shqiptar në metamorfozë, ku dy botë, ajo e familjes tradicionale dhe e modernitetit, komunikojnë, gërshetohen dhe nganjëherë konfrontohen. Mosaftësia e disa personave për t’ i menaxhuar mirë këto dy gjendje shoqërore mund të rezultojë në tragjedi të tilla familjare.
Ballë kësi situatash, shumica dërmuese e zërave shqiptarë, qofshin ata institucionalë – përfaqësues të komunitetit shqiptar në Zvicër, apo jo, i dënojnë me paambiguitet aktet në fjalë, por siç duket, nuk e shohin të arsyeshme të reagojnë publikisht duke u nisur nga mendimi se janë raste individuale dhe se vënia a theksit medial në fenomene të tilla vetëm se ndikon në amplifikimin e njollosjes së imazhit të shqiptarëve në Zvicër, veçanërisht në Cyrih, ku ata janë të numërt dhe ku qarkullojnë mjaft stereotipe kundrejt tyre.
Është më se e vërtetë se raste individuale të krimeve penale u kanë shërbyer, në mënyrë të rregullt dhe me vite, forcave politike populiste në Zvicër dhe më gjerë për të përgjithësuar raste të izoluara dhe për ta nxirë imazhin e të huajve si dhe të shqiptarëve në Zvicrës si të dhunshëm dhe të paintegrueshëm. Është po ashtu e vërtetë se krime të ndryshme makabre ndodhin edhe te zviceranët dhe të tjerët, siç ishte, për shembull, rasti i kësaj jave, kur një nënë në rrethin e Lozanës mbyti vajzën e saj nëntëvjeçare dhe vrau pastaj veten.
Sikurse ky rast tragjik, si dhe vrasjet e mëhershme, qoftë në Lozanë, në Pfäffikon apo gjetiu, duhet të lexohen dhe të interpretohen nga specialistë si rezultat i kauzailiteteve të ndryshme mendore, socioekonomike dhe kulturore. Mirëpo, po ashtu duhet veçuar fjalët e dorasit të dyshuar të vrasjes të dyfishtë në rrethin e Cyrihut, të cilat, sipas një leximi të shtrembëruar të traditës, e vejnë në spikamë tensionin mes lirisë së individit, në këtë rast vajzave të dorasit dhe nënës së tyre të ndjerë, si dhe familjes tradicionale, pra ku kreu i shtëpisë dikton fatin e individit si dhe kolektiv të gjithë anëtarëve të familjes. Mosrespektimi i një interpretimi të tillë rigorist të traditës konsiderohet, nga këto persona, si shkelje e një norme e cila qenka mbi jetën!
Fatmirësisht, realiteti i tanishëm pozitiv dhe shumëdimensional i integrimit të mirëfilltë i shqiptarëve në Zvicër dhe në Perëndim më gjerë i asgjëson mendimet e tilla esencialiste dhe tendencioze. Por krahas arritjeve të fundit, nevojitet një komunikim më i shtuar me vendin pritës, sepse ngjarje të tilla të izoluara i mbulojnë shpejt sukseset dhe përforcojnë stereotipet ekzistuese.
Mirëpo, pasi që tani shqiptarët kanë treguar ambicie për ta marrë veten në dorë dhe të organizohen në mënyrë institucionale si komunitet në planin federal dhe lokal, përgjegjësve që i përfaqësojnë institucionet në fjalë iu duhet ta dëshmojnë pjekurinë e tyre qytetare, duke marrë qëndrim pa ambiguitet ndaj dhunës së manifestuar në Pfäffikon si dhe rasteve të tjera që mund të ndodhin si dhe të apelojnë për debat shoqëror rreth zhvillimeve në familje në kontekstin diasporik si dhe format e tejkalimit të tensioneve të mundshme.
Vetëm kështu fitohet dhe forcohet respekti dhe konsiderata në Zvicër dhe më gjerë ndaj nesh, qofshim si individ apo komunitet. Një gjë e tillë ndikon, natyrisht, në ruajtjen e imazhin tonë në Zvicër dhe më gjerë, por edhe ndihmon në parandalimin e instrumentalizimit eventual të kësaj ngjarjeje në këtë periudhë parazgjedhore në Zvicër.
Më kujtohet mirë një reagim i para ca vjetëve i një zonje zvicerane në radio ndaj një krimi monstruoz të një shtetasi me prejardhje nga Ballkani. Zonja në fjalë e shprehte averzionin e saj ndaj krimit në fjalë, por edhe moskuptimin ndaj heshtjes dhe mosreagimit të komuniteteve të Ballkanit, qofshin ata individual apo kolektiv, ndaj krimit në fjalë…
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih