E-Diaspora
Heqja e detyrimit të vizave dhe fundi i debatit “ne apo ju”
Tashmë lëvizja e lirë pa viza do t`i bashkojë shqiptarët andej dhe këndej dhe mbase do të zhduken paragjykimet për njëri-tjetrin

E tani që i kemi vizat dhe kemi mundësi të udhëtojmë lirshëm, do t’i vijë fundi debatit në Kosovë: ne apo ju!
Me gjasë, nuk do të na thonë më “Schatz-a”, e as “Gërrnaça”. Nuk do të na pyesin: “Sa keni me nejt dhe kur keni m’u kthy?”, apo “A ma mirë këtu apo atje?”. Nuk do të befasohen nëse ndonjëri prej nesh do të shkojë me veturë të bukur. Këto dhe fraza të tilla ishin bërë të rëndomta për mërgimtarët tanë sa herë që shkelnin tokën e Kosovës.
Tashmë lëvizja e lirë pa viza do t`i bashkojë shqiptarët andej dhe këndej dhe mbase do të zhduken paragjykimet për njëri-tjetrin.
Cyrihiu e Gjeneva do të afrohen me Prishtinën, tani më nuk do të ketë barriera që tërë familja të festojë bashkë!
Gjatë janarit kam rastisur në shumë gjyshër e gjyshe nga Kosova që shoqëronin mbesat dhe nipërit e tyre deri në shkollë apo çerdhe në Cyrih. Ishte fotografia më e mirë që kanë parë me fillimin e vitit.
E tash që i kemi vizat e kemi mundësi të udhëtojmë lirshëm, dhe nuk do të ketë barriera as për bizneset, do të kemi mundësi të bëjmë biznes bashkë, e të sjellim produktet e Kosovës edhe më lehtë në Zvicër
Kënga “Mora Fjalë” e kënduar nga Shkurte Fejza, e cila flet për komandantin legjendar, Adem Jashari, do t’i shoqërojë këtë verë shumë shqiptarë nga Kosova bashkë me ata në Zvicër e Gjermani, edhe në stadiumet e qyteteve gjermane, Dortmund, Hamburg e Dyseldorf, në Evropianin, në të cilin kombëtarja e Shqipërisë do të na përfaqësojë për herë të dytë.
Tash këto probleme nuk do t’i kemi, mund të udhëtojmë lirshëm në shumicën e vendeve të Evropës dhe do të zbulojmë edhe më mirë përkatësinë identitare të shqiptarëve të Kosovës, pjesëtarë të brezit të ri, në vendet e Evropës dhe në Zvicër.
Tani do të flasim me gjuhën e realitetit, të cilin e jetojnë mërgimtarët tanë në Zvicër dhe në vendet e Evropës. Me këtë realitet të pasqyruar do të njihen të gjithë ata që nuk kishin rastin të udhëtojnë më larg se deri në Shqipëri dhe Maqedoni.
Lëvizja e lirë, pa detyrim vize, prek në vetë thelbin e problemit, dilemës e cila i mundon të rinjtë, që mund të kapërthehet brenda kësaj pyetjeje: “A është më mirë këtu apo atje?”.
Përgjigjja më e mirë është t’i sigurojmë biletat për më 15 qershor, teksa Shqipëria do të përballet me Italinë në “Westfalenstadion” të Dortmundit, më datë 19 qershor, kundër Kroacisë në “Volksparkstadion” në Hamburg e me Spanjën, më 24 qershor në “Merkur Spiel-Arena” të Dyseldorfit.
Duke qenë se tashmë kemi filluar vitin me liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, në këtë numër të parë për këtë vit të magazinës abinfo.ch, temat kryesore ia kemi kushtuar pikërisht kësaj çështjeje.
Kjo vihet re edhe në ballinë të saj me kampionen e shumëfishtë kosovare në xhudo, Majlinda Kelmendi, e cila është ‘ambasadorja‘ më e mirë e Kosovës në botë.
Majlinda Kelmendi me arritjet e saj është shndërruar në ikonën e suksesit kosovar.
Magazina albinfo.ch është përplot me materiale ekskluzive, të cilat mund t’i lexoni gjatë muajit shkurt 2024.
Sevdail Tahiri, drejtor i platformës albinfo.ch online&print
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Langenthal: Shënohet 35 vjetori i pajtimit të madh shqiptar në Verrat e Llukës Më 3 maj 2025 në Langenthal (BE), me organizim të Lidhjes Shqiptare në Botë shënohet 35...
-
Shqiptari nga Maqedonia akuzohet se ka mbajtur mbyllur gruan për dhjetë vite
-
Nga vizioni, te suksesi: Rruga e Kreshnik Niko Tolajt nga boksi në biznes
-
Remitenca në shtretër të ftohtë
-
Problematikat me shpërndarjen e fletëve të votimit në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Trajnimi i refugjatëve për t’u bërë asistentë mjekësorë në Ringgenberg Nga gushti, refugjatët do të trajnohen si asistentë mjekësorë në strehimin kolektiv në Ringgenberg. Pas një...
-
Gazi është bërë më i lirë në kantonin Zug
-
Krahasim: Fluturimet u bënë më të lira por çfarë u shtrenjtua?
-
Shkrirja e shpejtë e dëborës në Alpet zvicerane: Turizmi dimëror përballet me sfida
-
A po humbet Zvicra tërheqjen si vend farmaceutik?