Lajme

Hendeku i pagave në kompanitë e mëdha të Zvicrës

Pabarazitë më të mëdha në paga u gjetën në Roche, të ndjekura nga UBS, Nestlé dhe Novartis

Në vitin 2020 hendeku i pagave në kompanitë e mëdha zvicerane përfaqësonte një raport prej 1 deri në 137 midis pagave më të ulëta dhe më të larta, sipas një studimi të ri nga sindikata Unia, e cila shqyrtoi 37 kompani, transmeton albinfo.ch.

Pabarazitë më të mëdha në paga u gjetën në Roche, të ndjekura nga UBS, Nestlé dhe Novartis, shkruan The local.

Sindikata gjithashtu kritikon faktin se disa kompani kanë rritur pagat e CEO-ve të tyre, ndërsa pësojnë humbje financiare për shkak të pandemisë Covid.

Për shembull, në firmën farmaceutike Alcon, paga më e lartë u rrit me 11 për qind në një vit (7.6 milionë franga), me gjithë humbjet prej 498 milionë franga. /Albinfo.ch