Zhvillim
“Helvetas Swiss Intercooperation-Demos” ndihmon Vitinë
Qyteti i Vitisë pritet të marrë pamje tjetër, sepse është paraparë rregullimi i trotuareve, do të punohet në ndriçimin publik, pastaj mbjelljen e drunjëve dekorativ, si dhe vendosjen e shportave për mbeturina
Komuna e Vitisë në bashkëpunim me “Helvetas Swiss Intercooperation-Demos”, kanë filluar një projekt të përbashkët për ndërtimin e trotuareve, hapësirave të gjelbra, si dhe ndriçimin publik, njofton Komuna e Vitisë.
Gjithashtu në këtë projekt është paraparë edhe rregullimi i pjesëve të tjera të Vitisë.
Qyteti i Vitisë pritet të marrë pamje tjetër, sepse është paraparë rregullimi i trotuareve, do të punohet në ndriçimin publik, pastaj mbjelljen e drunjëve dekorativ, si dhe vendosjen e shportave për mbeturina.
Kryetari i Vitisë ka thënë se synon të krijoj një shëtitore të mirë për të gjithë qytetarët dhe vizitorët duke potencuar se kjo shëtitore në të ardhmen do të jetë më e bukur se ajo e Strugës.
Vjollca Behluli nga “Helvetas Swiss Intercooperation-Demos”, është shprehur se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në të ardhmen. “Projektet të cilat i kemi realizuar dhe ato që po fillojmë janë një dëshmi e punës së pandalshme që bën komuna e Vitisë me një donator siç është qeveria zvicerane. Dua të ju njoftoj në emër të projektit DEMOS se bashkëpunimi me Vitinë do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, ka thënë ajo.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












