Zhvillim

Helvetas mban kuvendin dhe debaton mbi perspektivat e rinisë në Kosovë

Pjesëmarrës në debat do të jenë veç të tjerëve, Drenusha Shala, e njohur për kthimin e saj në Kosovë për të investuar atje dhe ish udhëheqësi i programit Helvetas në Prishtinë, Heini Conrad

Programi zviceran i ndihmës për zhvillim, Helvetas, i njohur për projekte të shumta të ndihmës në Kosovë, më 23 qershor mban në Bernë kuvendin e përgjithshëm, shkruan albinfo.ch Në këtë kuadër do të ketë edhe një forum në të cilin temë debati do të jenë perspektivat për të rinjtë në Kosovë.

Pjesëmarrës në debat do të jenë veç të tjerëve, Drenusha Shala, e njohur për kthimin e saj në Kosovë për të investuar atje dhe ish udhëheqësi i programit Helvetas në Prishtinë, Heini Conrad.

Do të ketë edhe një improvizim nga spektakli i njohur në Kosovë “Pun Pun” që është një lloj aplikimi për punë dhe përzgjedhje e më të mirëve. Improvizimi bëhet nga Theatersport, Zürich.

Pjesëmarrja është e lirë ndërsa ata që duan të darkojnë, duhet të paraqiten deri më 14 qershor dhe të paguajnë 30 franga.

Aktiviteti mbahet më 23 qershor nga ora 19 deri në orën 20.30 në Kornhausforum, Bernë.

Programi i plotë i mbrëmjes është në pllakatin e bashkëngjitur.