Shkurt.ch

Helmohen 24 rekrutë të shkollës ushtarake në Zvicër, katër në gjendje kritike

Në shkollën ushtarake në Zvicër, më saktësisht në Kazermën Jassbach, janë helmuar disa rekrutë.

Gazeta zvicerane “20 minuta” ka shkruar se në kazermë rekrutët janë helmuar, siç dyshohet, nga ushqimi.

“Një pjesëtar i ushtrisë u gjet pa vetëdije”, kishte thënë një rekrut tjetër.

Sipas portalit të gazetës “20 minuten”, i cili ka shkruar për helmimin, rekrutët për drekë kishin pasur mish pule të ftohtë, e cila dyshohet të jetë shkaktari i helmimit.

Shtatë autoambulanca dhe tre helikopterë kishin arritur në vend të të ngjarjes, përcjell Albinfo.ch.

Helmimin e rekrutëve e kishte konfirmuar për 20 Minuten edhe zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Reist.

“Ka të vjellura dhe diarre të rëndë. 24 njerëz janë prekur aktualisht, nga të cilët katër persona janë në gjendje të kritike. Ende nuk i dimë arsyet e sakta”, kishte thënë Reis, përcjell Albinfo.ch.

Tutje sipas gazetës zvicerane, rasti do të hetohet, por në prioritet janë vënë rekrutët e sëmurë.

Kantoni i Bernës kishte pasur një emergjencë mjekësore.