Kosova
Prania e baktereve në ushqim, shkaku i helmimit të qytetarëve në Malishevë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se janë gjetur baktere në mostrat e ushqimit dhe mostra humane të marra pas helmimit të më shumë se 250 qytetarëve në Malishevë, në një lokal të ushqimit.
“Në bazë të hulumtimit epidemiologjik dhe rezultateve mikrobiologjike vlerësohet Epidemi kolektive e shkaktuar nga Salmonella Enteritidis, e cila është izoluar në mostra të ushqimit dhe në mostra humane. Në mostra të ushqimit, të strishove të ambientit dhe sipërfaqeve punuese janë izoluar: Salmonella enteritidis, Listeria monocytogenes, Staphylococcus aureus, Escherichia coli, Bakteret koliforme dhe mezofile. Siç vijon: Majonez i prodhimit vetanak (LUSH 2-3133) – Salmonella enteritidis, Listeria monocytogenes, Staphylococcus aureus, Escherichia coli, Bakteret koliforme dhe mezofile. Mish doneri termikisht i përpunuar (LUSH 2-3134) – Salmonella enteritidis. Qofte të ngrira (LUSH 2-3135) – Listeria monocytogenes, Escherichia coli, Bakteret koliforme dhe mezofile. Pleskavicë e ngrirë (LUSH 2- 3136) – Listeria monocytogenes, Staphylococcus aureus, Escherichia coli, bakteret koliforme dhe mezofile. Dhe Sos me hudër (LUSH 2—3137) – Salmonella enteritidis, Listeria monocytogenes, Staphylococcus aureus, Escherichia coli, Bakteret koliforme dhe mezofile”, thuhet në njoftim të AUV-së.
Sa u përket mostrave të ujit, ato u përgjigjen standardeve të kërkuara.
Siç ka thënë AUV-ja, deri më 19 tetor janë liruar në shtëpi shumica e pacientëve. Tetë vazhdojnë të jenë të hospitalizuar, por me gjendje stabile, përcjell albinfo.ch.
Pronari i lokalit tashmë është në paraburgim.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Emigranti që u kthye në Shqipëri e po kontribuon në turizmin lokal Jeton Xhepa nga Dibra pas shumë vitesh në emigracion prej 3 vitesh ka hapur resortin e...
-
Puna “në të zezë” – Stafi i kuzhinës së hotelit dëbohet në Kosovë
-
Ftesë për debat të hapur me kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve në Gjenevë
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër, iftar me përfaqësues diplomatikë dhe personalitete të diasporës
-
44.224 vota nga mërgata për Lëvizjen Vetëvendosje
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut me parkingun më të shtrenjtë në botë Cyrihu mund të ketë arritur një tjetër rekord botëror – duke pasur parkimin më të shtrenjtë...
-
Moti për këtë javë: Lamtumirë motit pranveror, do të jetë përsëri lagësht dhe freskët
-
Zvicër: Rekord i udhëtarëve me tren
-
Paraja ‘cash’ mbrohet në Zvicër
-
SHBA fut Zvicrën në listën e zezë për “tregti të padrejtë”