Integrimi
Hekurani hidhet në ujin e akullt për të shpëtuar fëmijën e panjohur
Vetëm Hekuran Krasniqi guxoi të vepronte në ato momente. Duke kërcyer në ujët e akullt, 38 vjeçari kosovar i shpëtoi jetën fëmijës së panjohur që po rrezikonte të mbytej
Ndodhi të shtunën në Herrichried (Baden Würtemberg, Gjermani). Fëmija trevjeçar, duke u lëshuar me sajën e tij nga kodrina me borë, nuk mundi të frenonte dhe rrëshqiti drejt e në liqenin gjysmë të ngrirë Stehlesee. Asnjëri nga të pranishmit nuk kishte guxim të shkelë mbi shtresën e hollë të akullit për të shpëtuar vogëlushin. Vetëm Hekuran Krasniqi guxoi të vepronte në ato momente dramatike. Duke kërcyer në ujët e akullt, 38 vjeçari nga Binzgeni i shpëtoi jetën fëmijës së panjohur që po rrezikonte të mbytej.
Mbesa e tij e kishte ditëlindjen atë ditë. Ai me motrën, bashkëshortin e saj dhe të gjithë festuesit e ditëlindjes kishin ardhur për tu kënaqur në ambient me borë. Kur po dilte nga vetura, Hekurani pa grumbullimin e njerëzve të shqetësuar. Aty kishte ardhur edhe një autoambulancë. Me tu afruar, kosovari pa fëmijën mbi ujë. “Liqeni nuk ishte ngrirë tërësisht dhe fëmija po qëndronte mbi një pllakë akulli në mes të liqenit. Askush nuk guxonte të hynte brenda sepse të gjithë po pritnin zjarrfikësit e njoftuar. Unë e shikoja nënën e fëmijës, e cila e shqetësuar po rrinte pranë bregut dhe vazhdimisht thërriste për ndihmë”, rrëfen Krasniqi.
Ai vendos shpejt dhe i merr një palë shkallë të gjata në shtëpizën e teleferikut aty pranë. Njëkohësisht, bashkë me dhëndrrin, organizon disa burra të gjendur pranë për të mbajtur shkallën. Pastaj Hekurani e vendos shkallën nga bregu i liqenit deri te hapësira me akull, ku qëndronte fëmija trevjeçar. “Por problemi ishte se, me peshën e trupit tim unë po e shtypja gjithnjë më shumë pllakën e akullit, sa më shumë që i afrohesha”. Për këtë arsye ai vendos shpejt të hidhet në ujë dhe të kapë fëmijën nga pllaka e akullit duke e sjellë atë në breg.
“Vogëlushin e mbaja me njërën dorë mbi kokën time në mënyrë që të mos lagej ndërsa me dorën tjetër notoja”, tregon 38 vjeçari për gazetën gjermane “Südkurier”. Pasi që nëpër ujin e akullt të liqenit, me fëmijën në krahë po ngjitej në breg, atë e shtrëngojnë dy krahë. Ishte nëna e stërlumtur dhe e mocionuar e trevjeçarit, zërin e dridhur të të cilës e ndjente në vesh duke i thënë “fë falemnderit”.
Vogëlushi pastaj është transportuar menjëherë nga sanitarët e pranishëm për në spital bashkë me të ëmën. Hekuran Krasniqi u mbështoll me një batanije leshi dhe dhëndrri i tij e çoi me makinë në shtëpi. Prej aty edhe ai u dërgua në spital.
“Kisha marrë ftohje të thellë dhe mjeku më këshilloi që të pi shumë çaj të nxehtë”, qeshet Krasniqi.
Ndërkohë, gjithçka i është kthyer normales dhe ai është i lumtur që vogëlushi nuk pësoi asgjë. “Unë vetë i kam dy fëmijë dhe mund ta përfytyroj se çfarë vuajtjesh hiqte nëna e vogëlushit duke parë të birin mbi pllakën e akullit, në liqe”.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim