Lajme
Heineken shet asetin rus për 1 €
Prodhuesi holandez i birrës Heineken tha të premten se ia kishte shitur operacionet e saj në Rusi Arnest Group të atij vendi për një euro të vetme simbolike dhe tani ishte larguar plotësisht nga territori.
Kompania kishte njoftuar tashmë synimin e saj për të mbyllur operacionet e saj ruse në mars 2022 pas pushtimit të Ukrainës nga Moska, shkruan DW.
“Zhvillimet e fundit demonstrojnë sfidat e rëndësishme, me të cilat përballen kompanitë e mëdha prodhuese në daljen nga Rusia”, tha në një deklaratë shefi ekzekutiv, Dolf van den Brink.
Marrëveshja ka të ngjarë ta lërë atë me humbje të jashtëzakonshme prej 300 milionë eurosh (324.8 milionë dollarë), tha kompania, përcjell albinfo.ch.
Heineken është prodhuesi i dytë më i madh i birrës në botë. Ajo kishte shtatë fabrika birre në Rusi dhe 1800 punonjës.
Sipas marrëveshjes, kjo e fundit do të marrë garanci punësimi për tre vjetët e ardhshme.
Marka Heineken pushoi së shituri në Rusi nga viti i kaluar dhe prodhimi i birrave Amstel do të hiqet gradualisht brenda gjashtë muajve, shkruan DW.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme