Gruaja

Heidi Lushtaku sërish në mesin e 100 femrave më të bukura në Zvicër

Revista me famë ndërkombëtare të shtunën e kaluar ka shpallur “Hot 100” femrat më të bukura, me ç’rast është organizuar edhe një festë e madhe në Cyrih. Nuk ka munguar as Heidi Lushtaku

Për të dytin vit radhazi  revista e famshme “Maxim Magazine” ka zgjedhur Heidi Lushtakun në mesin e 100 femrave më të bukura në Zvicër dhe jashtë saj, shkruan albinfo.ch.

Revista me famë ndërkombëtare të shtunën e kaluar ka shpallur “Hot 100” femrat më të bukura, me ç’rast është organizuar edhe një festë e madhe në Cyrih. Në mesin e bukurosheve të cilat në saje të angazhimeve të tyre dhe sukseseve në fushën e modës, bëhen pjesë e kësaj liste, nuk ka munguar edhe Heidi Lushtaku.

Modelja kosovare që jeton në Zvicër, është njëra nga modelet më aktive në Zvicër duke pasur kontrata të shumta me kompanitë dhe shtëpitë e modës të njohura në Zvicër, Evropë dhe Azi.

Revista e cila është dedikim për meshkuj dhe ka shtrirje në Gjermani, Zvicër dhe Austri ,edhe vitin e kaluar në mesin e 100 vajzave më të bukura, përveç Heidi Lushtakut, ishin edhe Dorina Podrimja dhe Kështjella Pepshi.

 

Heidi-Lushtaku_Foto_Fabio-Scorrano-web-414x608Albinfo.ch