Gruaja

Heidi Lushtaku dhe Noizi, me fëmijët jetimë të Tiranës

Heidi së bashku Noizyn u kanë bërë një surprizë të këndshme fëmijëve jetimë të të jetimores “Zyber Hallulli” në Tiranë

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

Modelistja dhe ambasadorja e organizatës humanitare „Vox Infantis“ në Zvicër, Hedi Lushtaku, e shoqëruar nga reperi i njohur shqiptar Noizy, ka zgjedhur për festat e fundvitit t’u dhurojë disa çaste të gëzueshme fëmijëve të jetimores “Zyber Hallulli” në Tiranë.

“Një moment shumë i bukur dhe i rëndësishëm për mua. Edhe Noizy ndihmon fëmijët jetimë dhe do të bashkëpunojmë së bashku që edhe në të ardhmen t’i ndihmojmë edhe më shumë fëmijët e kësaj kategorie”, tha për albinfo.ch ambasadorja e organizatës humanitare „Vox Infantis“ në Zvicër, Heidi Lushtaku.

Heidi së bashku Noizyn u kanë bërë një surprizë të këndshme fëmijëve jetimë, të cilët i kanë shumë për zemër Heidin dhe Noizin. Nuk kanë munguar as dhuratat për fëmijët. Hedi Lushtaku ka shpërndarë në profilin e sa në Facebook disa fotografi, ku tregon për momentet e bukura që ka kaluar në shtëpinë e fëmijëve të jetimores  “Zyber Hallulli” në Tiranë.

Modelistja ditë më parë ka marrë edhe zyrtarisht detyrën e ambasadores së organizatës humanitare “Vox Infantis“ në Zvicër, ku ajo do të jetë pjesë e projekteve mbështetëse për fëmijët jetimë.

Ajo në cilësinë e ambasadores ka paralajmëruar në Kosovë dhe Shqipëri disa projekte për të ndihmuar fëmijët shqiptarë jetimë.