Integrimi
Heidi Heiz: Ndërtuese e urave në arsim – Nga asistentja, në menaxhimin e shkollës
Është e rëndësishme që çdo nxënës të mos e përjetojë një gjuhë të huaj si pengesë, por më tepër si një mundësi shtesë magjepsëse për komunikim
Së bashku me Albinfo, ne do të njohim botën e Heidi Heiz dhe shohim se si karriera e saj e larmishme pasqyron ndryshimin e vazhdueshëm në kontekstin arsimor zviceran. Heiz, përveç që, si një lexuese e interesuar ka ndjekur risitë sa u përket shkollave fillore ishte edhe vetë e angazhuar, që në fillim. Ajo filloi si asistente shkolle dhe tani, si bashkëdrejtoreshë shkolle synon të përfshihet aktivisht në formësimin e një shkolle .
albinfo.ch: Zonja Heiz, a mund të na jepni një pasqyrë të karrierës suaj profesionale dhe si përfunduat në shkollë?
H. Heiz: Artiste apo nëpunëse – kjo dilemë më preokuponte në shkollën e mesme. Në fund të fundit, vendosa për opsionin e dytë dhe vazhdova të ndiqja krijimtarinë (artin) si hobi. Interesi dhe afiniteti për temat e edukimit shkollor erdhi vetëm disa vite më vonë. Për më tepër, ky interesim më kapi dhe më çoi në rrugën e karrierës drejt menaxhimit të shkollës, ku e gjej veten tani.
albinfo.ch: Në vitin 2019 ju themeluat Shoqatën Zvicerane të Asistentëve të Shkollës së bashku me asistentët e tjerë shkollorë – pse?
H. Heiz: Roli i asistentit ishte një mundësi për mua që të futem në një shkollë profesionalisht dhe të përfshihem në të. Por vetëm kur mora trajnime të mëtejshme në PHZH kuptova se asistentët e shkollës (fillimisht të quajtur asistentë të klasës) kishin vite që punonin në shkollat zvicerane. Doli se kishte dallime të habitshme jo vetëm nga kantoni në kanton, por edhe nga komuna në komunë, për sa i përket kornizës së punës dhe fushës së përgjegjësisë. Mungonin struktura të qarta dhe mbi të gjitha uniforme, kushte kornizë dhe mundësi për zhvillim të mëtejshëm. Nuk kishte përshkrim të punës. Qëllimi i kësaj shoqate të sapoformuar ishte që të punojë në këtë drejtim. Një shembull praktik: unë kam filluar punën në një shkollë fillore dhe jam punësuar si punonjëse e paguar me orë. Sot punoj në një shkollë speciale dhe përfitoj pagë mujore.
albinfo.ch: Dua të shtoj këtu se ju jeni njohur me punën në këtë rol në një shkollë të rregullt dhe një shkollë speciale. Ku i shihni ngjashmëritë dhe ndryshimet midis kritereve të shkollave të përmendura?
H. Heiz: Po mundohem të arrij te pika – fizibiliteti, vlerësimi i kurrikulës 21. Ndërsa në shkollat e rregullta orët i përmbahen lëndës mësimore që duhet mbuluar, në shkolla speciale me fëmijë dhe të rinj që kanë probleme të sjelljes, fillimisht kryhet puna përgatitore. Këta fëmijë sjellin me vete parakushte të tjera që i pengojnë ata të mësojnë realisht. Pra duhet punë plotësuese si bazë për ta bërë të mundur fare mësimin. Një asistent shkolle në një mjedis të tillë shkolle duhet të ketë një dozë shtesë takti, gjakftohtësi, aftësi të larta komunikimi, prani dhe motivim të brendshëm për të ridrejtuar erërat e kundërta. Prandaj është e rëndësishme të mos humbet humori kur merreni me këtë mjedis shkollor mjaft kërkues. Mbizotërojnë dinamika të ndryshme dhe duhet mësuar se si të merreni me sjelljet që shkelin kufijtë. Një shkëmbim aktiv brenda të gjithë ekipit të shkollës, si dhe mbështetja dhe qartësia nga menaxhmenti përkatës i shkollës janë thelbësore ë këtë rast. Pikërisht për këtë e vlerësoj punën në këtë kontekst. Unë e përjetoj ndihmën e shkollës atje si një pjesë të barabartë të mozaikut dhe marr pjesë në takime dhe punë projektesh. Më kishte marrë malli për këtë lloj ndjenje përkatësie kur punoja në një shkollë të rregullt.
albinfo.ch: Çfarë roli luan shumëgjuhësia, veçanërisht gjuha shqipe, në konceptin tuaj për zhvillimin e shkollës?
H. Heiz: Gjuha është çelësi i botës. Në ditët e sotme, ata që flasin shumë gjuhë kanë një gamë më të gjerë mundësish pune. Ne jetojmë në një botë që karakterizohet nga ideja e automatizimit. Në shumë kompani, hapat e punës tashmë po zëvendësohen nga makineritë. Ka diçka që flet në favor të kësaj, si përfitimi, por edhe diçka tjetër, kundër tij. Por njerëzit nuk do të jenë kurrë të zëvendësueshëm, sepse komunikimi në një botë dixhitale është bërë edhe më i vlefshëm. Prandaj, shumëgjuhësia në shkollat tona është një pasuri e vlefshme. Pyetja është se si mund dhe duam ta trajtojmë atë në kontekstin e shkollës. Është e rëndësishme që çdo nxënës të mos e përjetojë një gjuhë të huaj si pengesë, por më tepër si një mundësi shtesë magjepsëse për komunikim. Sepse prapa çdo gjuhe qëndron një kulturë. Kjo është arsyeja pse ne promovojmë shtrimin e pyetjeve, hapjen ndaj dallimeve, respektin dhe gjetjen e bazës së përbashkët si çelës për tejkalimin e barrierave gjuhësore, përfshirë shqipen në shkollë.
albinfo.ch: “Shkolla në tranzicion” – Cili është ndryshimi thelbësor që e shihni si të nevojshëm për të vazhduar sigurimin e cilësisë në shkollë?
H. Heiz: Asistentët e shkollës tashmë kanë një lehtësim në botën e shkollës – qoftë në klasë, në kujdesin pas shkollës ose përmes punës me projekte.
albinfo.ch: Çfarë tjetër ka për të përmendur?
H. Heiz: Po, dhe shpresoj që jo vetëm shkollat po ndryshojnë. Shpresoj që po ndryshon i gjithë peizazhi arsimor – së bashku. Ne kemi nevojë për një fije që na bashkon, jo vetëm nëpër shkolla dhe komuna, por edhe nëpër kantone për të njëjtin qëllim. Ne duhet të integrojmë më shumë botën profesionale në shkollat tona. Në fund të fundit, ne po punojmë drejt kësaj bote pune. Unë e shoh gjithashtu fleksibilitetin dhe thjeshtësinë si faktorë thelbësorë për t’iu përgjigjur në mënyrë adekuate faktorëve mjedisorë, botës sonë që lëviz me shpejtësi, përkatësisht kërkesave, profileve dhe aftësive të punës në ndryshim.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision Transmetuesi Zviceran SRG SSR ka zbuluar detajet e Konkursit të Këngës në Eurovision 2025 në Bazel....
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve
-
Zvicra mund të ndërtojë termocentrale të reja bërthamore
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Si mund të humbasin pronarët e shtëpive të dyta në Zvicër në ligjin e ri tatimor?