Shqipëria

Hedh në ajër lokalin, për të fituar djali azil në Gjermani

Djali i pronarit të lokalit, A. Musta, ka emigruar para një viti në Gjermani. Ai ka kërkuar azil dhe nuk i është miratuar. Duhet të jetë sajuar ky rreng për të siguruar azilin

Qyteti i Burrelit është tronditur të dielën, pas shpërthimit të fuqishëm, që ndodhi në lagjen “Partizani”.

Lokali është marrë me qira nga Selim Lika, ndërsa pronari është shtetasi A. Musta, shkruan albinfo.ch.

Nga hetimet e para dyshohet se, tritoli mund të jetë vendosur nga vetë pronari i lokalit, për të ndihmuar përfitimin e azilit në Gjermani të djalit të tij.

“Djali i pronarit të lokalit, A. Musta, ka emigruar para një viti në Gjermani. Ai ka kërkuar azil dhe nuk i është miratuar. Duhet të jetë sajuar ky rreng për të siguruar azilin.

Zbardhja e shpërthimeve me tritol nuk është e lehtë”, ka bërë të ditur një zyrtar i Policisë Burrel, raportojnë mediat shqiptare.

Nga ana tjetër mbetet në hetim dhe pista e ndonjë hakmarrje pasi tre të rinj kanë debatuar pak orë para shpërthimit me kamerierin dhe djalin e 35-vjeçarit që ka aktualisht me qira lokalin.