Kosova

Haziri: Vjosa Osmani presidente, s’ka shpëtim, veç vonim

Në një postim nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, shprehet i bindur që do të votohet për presidente Vjosa Osmani, transmeton albinfo.ch.

Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, Haziri ka shkruar: S’ka shpëtim, veç vonim.

Disa orë më herët, Haziri ka pasur edhe një postim tjetër, ku ka uruar për presidente Vjosa Osmanin.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfuca, ka njoftuar se seanca për zgjedhjen e presidentit është ndërprerë dhe do të vazhdojë të dielën prej orës 17:00.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se në këtë formë siç është duke u votuar në Kuvendin e Kosovës, nuk është konsumuar raundi i parë i votimit dhe kjo, sipas tij, mund të vazhdojë deri më datë 5 maj.