Integrimi
Haxhi Krasniqi në lidhje me misin e Gjermanisë
Caroline Noeding (22) dhe Robin (Haxhi) Krasniqi (26), ish-kampion i Evropës në kategorinë gjysmë të rëndë, po kalojnë pushimet bashkë në Wangerooge të Gjermanisë.
Bild i Gjermanisë ka bërë publike lidhjen ndërmjet shqiptarit nga Kosova dhe gjermanes që është shpallur „Miss Gjermania 2013“
Kjo e fundit kishte thënë se ishte dashuri në shikim të parë – për të dy! Unë kam gjetur një mashkull që nuk është xheloz ndaj angazhimeve të mia që kam në punë. Ai e di se duhet të punohet fort për të pasur sukses”, ka thënë Noeding për Bild.
„Noeding është gruaja e jetës sime”, ka thënë Krasniqi për gazetën gjermane Bild, transmeton Koha Ditore.
Në fund të marsit Caroline kishte deklaruar për “Bild” se është ende “single” dhe se kërkon një person romantik.
Mes biondes dhe boksierit Krasniqi pati shkëndija në një luftë të Arthur Abrahamit.
Ajo ishte ulur pranë ringut, ai e shikonte vazhdimisht dhe formoi me duar një zemër në drejtim të saj.
Krasniqi (i lindur në Junik të Kosovës) u hodh në ofensivë: “Unë vetëm sa u dashurova në ty, a shkojmë për të pirë diçka?”.
Që nga atëherë ata janë në lidhje dhe po e kalojnë kohën herë në vendin e Carolines, në Hannover, e herë në München, ku qëndron boksieri, ndërsa herë-herë edhe në Magdeburg, ku stërvitet Krasniqi. Mirëpo, nuk do të ketë gjatë këso udhëtimesh.
Çifti është duke kërkuar tashmë një banesë të përbashkët.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës