Uncategorized
Haradinaj pranon se dështuan për të organizuar pritje në New York
Kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar se Qeveria e Kosovës ka shpenzuar 20 mijë dollarë nga buxheti i shtetit, në tentim për të organizuar pritje për delegacionet e shteteve të tjera gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Haradinaj ka thënë se ka qenë ide e tij dhe e Qeverisë që të organizohet një ngjarje e tillë, por jo çdo herë, sipas tij, ia arrijnë qëllimin.
Kryeministri është munduar ta arsyetojë këtë shumë të shpenzuar, duke thënë se kur nuk je në shtetin tënd, mund të ndodhin edhe dështime të tilla në organizimin e ngjarjeve.
“Me siguri atje polisat e rezervimit janë të tilla, detajet nuk i di, por mund të jetë kështu. Shumë mijëra dollarë harxhohen sa i përket përpjekjeve në planin diplomatik, jo të gjitha e arrijnë cakun. Është rrezik i punës që e bëjmë, ka edhe të tjera raste që mund të mos e arrijnë cakun”, ka thënë Haradinaj.
Nga Prishtina në New York për të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së, kishin shkuar rreth 20 persona, pjesë e delegacioneve nga Presidenca, Qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën