Kosova
Haradinaj, tubim me bashkatdhetarët në Gjermani: Së bashku do të krijojmë një epokë të re zhvillimi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, sot ka zhvilluar takim me bashkatdhetarë, në Augsburg të Gjermanisë.
Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, gjithashtu kanë marrë pjesë në këtë tubim.
Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se bashkë me partnerët e koalicionit po ndërtojnë një vizion për diasporën.
“Në tubimin e sotëm në Augsburg, zemra e diasporës rrah për Kosovën. Me partnerin tonë të koalicionit, z. Fatmir Limaj e të tjerët, po ndërtojmë një vizion të përbashkët për diasporën – një forcë transformuese për zhvillimin dhe prosperitetin e shtetit tonë. Bashkëatdhetarët tanë në Gjermani nuk janë thjesht një komunitet jashtë vendit, por një potencial i jashtëzakonshëm për ndryshim”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Tutje, Haradinaj u shpreh se qeveria aktuale ka dështuar të krijojë ura të qëndrueshme me diasporën.
“Qeveria aktuale ka dështuar të krijojë ura të qëndrueshme me diasporën, duke i lënë në harresë kontributet dhe aspiratat e tyre. Ne do të ndryshojmë rrënjësisht këtë qasje përmes lehtësirave konkrete tatimore për bizneset e diasporës dhe krijimit të një profili të qartë ekonomik që prezanton mundësitë reale për investime. Do të implementojmë një strategji gjithëpërfshirëse që promovon sektorët kyç ekonomikë dhe potencialin turistik të Kosovës”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, fëmijët e diasporës meritojnë të ruajnë lidhjen e fortë me identitetin dhe kulturën tonë.
“Fëmijët e diasporës meritojnë të ruajnë lidhjen e fortë me identitetin dhe kulturën tonë. Do të formalizojmë arsimin plotësues në diasporë dhe do të krijojmë programe mentorimi për transferimin e njohurive. Përmes një platforme të dedikuar për diplomaci publike dhe kulturore, do të forcojmë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës dhe do të hapim perspektiva të reja për zhvillim ekonomik”, u shpreh Haradinaj.
Ndër të tjera ai ka folur për rëndësinë e anëtarësimit direkt të Kosovës në NATO.
“Kosova që po e ndërtojmë, e anëtarësuar direkt në NATO përmes Planit Aksional, ka nevojë për energjinë, ekspertizën dhe rrjetet ndërkombëtare të diasporës. Së bashku do të krijojmë një epokë të re zhvillimi, ku çdo bashkatdhetar, kudo që ndodhet, bëhet pjesë aktive e transformimit të vendit tonë. Kjo është më shumë se një premtim – është një vizion i realizueshëm për një Kosovë më të fortë ekonomikisht dhe ushtarakisht”, ka thënë ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Paralajmërohet për rrezik të konsiderueshëm nga orteku në male Sipas buletinit federal, ka rrezik nga orteku në nivelin mbi 2000 metra dhe është 3 (“i...
-
Sa do të rritet sigurimi shëndetësor, buka dhe kafja në Zvicër
-
Pas reshjeve të borës, shkaktohen kolona e vonesa në transportin publik në disa kantone
-
Cyrih: Për shkak të reshjeve atmosferike u anuluan 43 fluturime
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025