Kosova

Haradinaj: Qeveria Kurti, më e korruptuar se të tjerët

Kryetari i AAK-së dhe deputeti Ramush Haradinaj, në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se Qeveria Kurti është më e korruptuar se të gjithë të tjerët, përcjell albinfo.ch.

“Ju jeni më të korruptuar se krejt të tjerët që kanë qenë përpara”, ka thënë Haradinaj. Haradinaj ka shtuar se Qeveria Kurti e ka nisur keq me çështjen e korrupsionit.

Ai ka prezantuar disa fotografi, Haradinaj ka përmendur ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili, sipas tij, i ka dhënë vend pune në ministrin e tij Nexhat Krasniqit.

“Këtu është Xhelal Sveçla, ky njeri sot është ministër i vendit, më ka marrë në pyetje si deputet për personin e quajtur Nexhat Krasniqi, i cili sipas tyre, në atë kohë ishte baba i tenderëve, koka e krimit, ku pastaj ka ardhur deri te shkarkimi i tij…Me gjasë ai tash është bërë i mirë dhe tash është në punë te ministri Sveçla. Ndoshta ai është bërë i mirë, ndoshta këta kanë ndryshuar”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj iu drejtua Qeverisë që është mirë të bëjnë kujdes në këtë çështje e të mos i zhgënjejnë qytetarët.