Kosova
Haradinaj nuk tërhiqet: Pa njohje, nuk ka heqje të taksës
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka quajtur ‘të përziera’ të gjeturat e raportit të progresit për vendin tonë, ndërkohë që edhe një herë e bëri të qartë se heqja e taksës ndaj Serbisë do të bëhet vetëm atëherë kur të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke Kosovës-Serbi, raporton KosovaPress.
Pas takimit me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, nga e cila mori raportin e progresit për Kosovën, kreu i Qeverisës ë vendit e quajti këtë dokument si një pasqyrim ‘të përzier’ i të gjeturave mbi ngecjet dhe përparimin e bërë brenda një viti, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa, Apostolova në fjalën e saj tha se raporti i progresit rikonfirmon perspektivën evropiane të gjashtë partnerëve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, njëherësh tregon problemet në rajon, i cili një ditë pritet të jetë pjesë e BE-së.
I pyetur rreth heqjes eventuale të taksës ndaj produkteve serbe, Haradinaj këmbënguli edhe një herë në njohjen e Kosovës nga Serbia.
Sa i përket numrit të zëvendësministrave aktualë, e cila përmendet në raportin e progresit, Haradinaj tha se kjo është diskutuar në ligjin për qeverinë, i cili do ta zgjidhë këtë problem për të gjitha qeveritë e ardhshme.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane? Kriteret strikte për marrjen e një pasaporte zvicerane do të thotë që një e pesta e...
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati