Sporte Luftarake
Haradinaj “lufton” me Majlinda Kelmendin
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një “luftë” me kampionen kosovare, Majlinda Kelmendin.
Me anë të njoftimi në Facebook, trajneri Driton Kuka ka treguar se Kryeministri ka vizituar ekipin olimpik në Pejë.
“Kryeministri Haradinaj nderoi ekipin tonë me vizitë si dhe iu bashkangjit stërvitjes së ekipit Olimpik në palestrën tonë në Pejë!
Ai sonte ‘luftën’ e parë e kishte me Kampionen tonë Olimpike. Kryetari i Federatës, Agron Kuka, solemnisht gjatë stërvitjes promovoi kryeministrin me titullin e nderit Mjeshtër i xhudos Brezi i Zi 1 Dan. Mua si trejner nga kryeministri m’u nda mirënjohja “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu“ për punën dhe arritjet me ekipin! Kjo ishte stërvitja jonë e parë me kryeministrin si njohës i rrallë i arteve marciale dhe na premtoi që prapë të jetë me ne në stërvitjet e ardhshme”, ka shkruar Kuka.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













