Lajme
Haradinaj lirohet me kusht, por mbetet në Francë
Gjykata franceze urdhëroi lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës dhe lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj me kusht. Atij iu konfiskua pasaporta dhe mbeti në Francë deri në një vendim tjetër
Gjykata Franceze e Colmarit e nxori sërish në bankën e ë akuzuarve liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj të cilin vendosi ta liroj me kusht. Në bazë të këtij vendimi, Haradinaj, ish kryeministër i Kosovës, lirohet nga paraburgimi por detyrohet të qëndroj në Francë deri në vendimin tjetër të gjykatës.
Haradinaj u arrestua të mërkurën e kaluar në aeroportin e Basel-Mulhouse në anën franceze, në bazë të urdhërarresti të lëshuar nga Serbia për arrestimin e tij në vitin 2004. Para vetës gjykata franceze kishte dy opsione, atë të Serbisë për ekstradim në Beograd dhe të Prishtinës për lirim të menjëhershëm.
Haradinajt iu konfiskua pasaporta dhe duhet dy herë në javë të lajmërohet te autoritetet përkatëse policore.
I menjëhershëm ishte reagimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. sipas këtij subjekti është e befasuar me vendimin e sotëm të autoriteteve gjyqësore Franceze, që kryetari i AAK-së dhe ish kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, të mos kthehet në Kosovë.
“Ne konsiderojmë se vendimi që ai të lirohet nga paraburgimi, por jo edhe t’i lejohet kthimi në atdhe, nuk është drejtësi e plotë”, konsideron AAK.
Partia e Ramush Haradinaj apelon tek organet e drejtësisë në Francë që të përshpejtojnë procedurat dhe t’i japin fund çfarëdo mase kundër Ramush Haradinajt, meqë ai i ka spastruar të gjitha pretendimet për krime lufte në procesin gjyqësor në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Ish-Jugosllavi.
“Njëkohësisht AAK e kupton mospajtimin e miliona mbështetësve të zotit Haradinaj në këtë proces, dhe u bën thirrje të gjithë atyre, që mbështetja për zotin Haradinaj të vazhdojë të jetë civilizuese dhe e dinjitetshme, siç e meriton vet Haradinaj”, thuhet në komunikatë.
AAK shprehet e bindur se mbajtja e Haradinajt në Francë dhe procesi kundër tij, i iniciuar me fletarrest politik të Serbisë, do të marrë epilog pozitiv shumë shpejt.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Kërcimi i Tropojës”, zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO Lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare (Video) ...
-
Vajzat shqiptare nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra