Kosova

Haradinaj kërcënon BE-në me tërheqje nga dialogu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nëse Bashkimi Evropian nuk i liberalizon vizat për kosovarët, atëherë duhet të vihet në pikëpyetje edhe dialogu me Serbinë.

Kryeministri tha se nuk është i informuar se për çka do të bisedohet në takimin ndërmjet dy presidentëve. 

Ai paralajmëroi se ekzekutivi kosovar do të mund të rrisë taksën për mallrat nga Serbia.

Në konferencën për media pas takimit të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, kryeministri theksoi se qasja e Serbisë nuk mund të tolerohet deri në pakufi.