Lajme
Haradinaj i drejtohet komunitetit shqiptar në SHBA: Kosova ka nevojë për ju
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në përmbyllje të vizitës në Amerikë ka thënë se komuniteti shqiptaro-amerikan gjithandej Amerikës ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në të gjitha etapat historike për kombin.
Haradinaj është takuar me atdhetarin e shquar, Jim Xhema.
“Në përmbyllje të vizitës në New York, na bashkoi në një darkë vëllazërore Rrustem Gecaj me shumë vëllezër atdhetarë shqiptarë, të cilët i falënderova për kontributin e jashtëzakonshëm në të gjitha etapat për Kosovën dhe kombin shqiptar në përgjithësi. Ishte kënaqësi e madhe të bisedoja me atdhetarin e shquar, Jim Xhema. Nga përtej Atlantikut, ai nuk u ndal kurrë së angazhuari për kauzën shqiptare. Që nga vitet e hershme, z. Xhema ka qenë aktiv në ndërtimin e lidhjeve të forta me figura kyçe të politikës amerikane, duke siguruar një mbështetje të madhe për çështjet tona kombëtare”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se Kosova ka nevojë për komunitetin shqiptar në Amerikë.
“Falënderues ndaj komunitetit shqiptaro-amerikan në New York dhe gjithandej Amerikës për kontributin në të gjitha etapat historike për kombin. Kontributi i juaj që nga vitet 90’ kur shqiptarët përballeshin me represionin e regjimit serb, sensibilizoi politikën amerikane e botërore për çështjen e Kosovës.
Kosova ka nevojë për ju sidomos në këtë kohë kritike që po kalojmë si shtet e si popull”, është shprehur Haradinaj.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025