Kosova

Haradinaj fton shqiptarët e Maqedonisë të dalin për të votuar në referendum

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë që të dalin me numër më të madh në referendumin që po mbahet sot dhe të japin votën e tyre pro përcaktimit për në Bashkim Evropian dhe NATO.

“Interesi madhor i shqiptarëve të Maqedonisë, është përcaktimi për BE-në dhe NATO. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve në Maqedoni që sot, masovikisht dhe pa hezitim, t’i përgjigjen pozitivisht referendumit të Marrëveshjes me Greqinë për emrin. Vota e tyre pro është manifestim historik për orientimin perëndimor të shqiptarëve. Shqiptarët nuk kanë alternativë tjetër pos përcaktimit euro-atlantik”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.