Kosova

Haradinaj e Pacolli: Lajm tragjik, humbja e jetës së dy fëmijëve në Francë

Mediat franceze kanë shkruar se dy fëmijë kosovarë, vëlla e motër, kanë humbur jetën pasi kanë rënë në një lumë në komunën Montbrison, Loire të Francës.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për  humbjes së jetës së dy fëmijëve kosovarë në Francë.

Haradinaj e quajti tragjike lajmin, ndërsa u ka shprehur ngushëllime familjarëve.

“Tragjike, lajmi për dy fëmijët nga Kosova që humbën jetën aksidentalisht duke rënë në lumë në qytetin Montbrison, Loire të Francës. U shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve!”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Nga ana tjetër, ministri në detyrë i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka shprehur dhimbjen për këtë rast.

“Me dhimbje të thellë kam marrë lajmin për vdekjen e dy fëmijëve kosovarë në Francë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për prindërit e fëmijëve, familjen dhe miqtë e tyre. Mendimet tona janë me ata në këto momente të vështira dhe misioni ynë diplomatik në Paris do të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme për ata në këto momente të dhimbshme”, ka shkruar ai, përcjell albinfo.ch.