Kosova
Haradinaj: “Akti më barbar pas luftës, jemi në mbrojtje të Kosovës, me çdo çmim”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke shkruar për sulmin e mbrëmshëm në Ibër-Lepenc, ka theksuar se ai shënon aktin më barbar kundër Kosovës në krejt periudhën e pasluftës.
Haradinaj, në një postim në Facebook, tha se i vlerëson lart institucionet e Sigurisë dhe emergjencave për reagimin e shpejtë e të vendosur në vendosjen nën kontroll të situatës në veri të vendit.
“Përgjegjësit duhet ta marrin përgjigjen e merituar. Qëndrojmë afër dhe të vendosur si kurrë më parë në mbështetje të Policisë, AKI-së, zjarrfikësve dhe tërë asaj armate të emergjencave që po e bëjnë këtë punë”, shkruan Haradinaj.
Sipas tij, sulmi i mbrëmshëm me përmasa terroriste ndaj infrastrukturës së ujit në veri shënon aktin më barbar kundër Kosovës në krejt periudhën e pasluftës dhe është sulm i drejtpërdrejtë ndaj popullit të Kosovës.
“Ai për cak ka pasur nxjerrjen jashtë funksionit të dy segmenteve jetike, furnizimin me ujë dhe energji, me qëllim shkaktimin e një krize me përmasa të paparashikueshme. Skenarë të tillë sot shohim veç në agresionin rus ndaj Ukrainës”.
Haradinaj thotë se përpos dënimit me forcë ndaj këtij sulmi terrorist, gjithë energjitë duhet të fokusohen në zbulimin dhe kapjen e kriminelëve dhe në zbardhjen e skenarëve për destabilizimin e Kosovës.
“Për këtë qëllim e kemi të domosdoshme edhe ndihmën e partnerëve strategjikë të sigurisë, apo një hetim ndërkombëtar. Situata e krijuar është shumë më serioze se një luftë hibride, apo propagande kundër opozitës, medias e analistëve, siç po provon ta devijojë Kryeministri. Sulmet me përmasa agresioni kundër vendit tënd, nuk janë kalkulator për vota. Në mbrojtje të Kosovës, me çdo çmim! Aleanca me është përgjigja më e mirë ndaj Rusisë dhe satelitit të saj, Serbisë”, ka shkruar Haradinaj.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?