Shqipëria

Hapja e tunelit të Llogarasë, këtë sezon pa pagesë, zbulohet sa do të jetë pagesa për vitin e ardhshëm

Hapet tuneli i Llogarasë, projekt ky që shkurton rrugëtimin në jug të Shqipërisë. Distanca nga Dukati në Palasë, që më parë bëhej për 30 minuta, tani do të bëhet për vetëm 7 minuta. I pranishëm në ceremoninë e hapjes së tunelit ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si edhe zv. kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, përcjell albinfo.ch.

Rama sot më herët se tuneli është një nga veprat historike që do të ndryshojë përgjithmonë udhëtimin drejt jugut. Me një gjatësi prej 5.9 kilometrash tuneli i Llogarasë shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut. Qeveria shqiptare parashikon që bashkë me Aeroportin e Vlorës, tuneli i Llogarasë do t’i japë një tjetër hov zhvillimit të turizmit në këtë zonë.

Tuneli i Llogarasë, do të jetë pa pagesë këtë sezon, ndërsa vitin e ardhshëm do të aplikohet tarifa 5 euro.