Gjuha
Hapja e shkollës shqipe në Uster të Zvicrës, gëzim për nxënësit shqiptarë
Më 7 Mars u hap pika shkollore në Uster të Kantonit të Cyrihut në Zvicër, rreth së cilës brenda dy javëve u regjistruan 29 nxënës.
7 Marsi 2019 ishte ditë gëzimi për nxënësit e shkollës shqipe në Uster sepse u hap pika shkollore.
Në pikën shkollore në Uster të kantonit të Cyrihut që u hap më 7 mars të këtij viti, sot arriti numri i nxënësve në 29, dhe si gjithnjë me ndjenjën, që javët e ardhshme ky numër do ta tejkalohet, përcjell albinfo.ch
“Nxënës nga të gjitha trojet shqiptare që shëmbëllejnë me rrezet e diellit. Të gjithë e dimë se nuk mjafton të thuash jam shqiptar, nëse nuk e di edhe gjuhën shqipe sepse gjuha mbron flamurin, identitetin, atdheun“.
Mësimi zhvillohet çdo të enjte, në shkollën Sekondare, (Freiestrasse Nr. 20 në Uster) dhe nxënësit janë ndarë në katër klasë: grupi i parë (kl.I-II), grupi i dytë (kl.III-IV), grupi i tretë (kl.V-VI) dhe grupi i katërt (kl.VII-VIII)
Dhe thënë shkurt, hapja e një pike shkollore në gjuhën shqipe në mërgim, është 7 Mars, është 28 Nëntor, është 17 Shkurt, është Festë Kombëtare.
“Ishte gëzim të shohësh prindërit shqiptarë me fëmijët e tyre për dore, duke i regjistruar në hyrje të klasës. Ishte një ndjenjë, e cila nuk mund të thuhet me fjalë. Dhe me të drejtë pyes veten: A ka gëzim më të madh për mësuesin? – se kur hynë në klasë dhe klasa është plot me nxënës“.
“A ka gëzim më të madh për mësuesin se kur hynë në klasë, klasa shkëlqen nga buzëqeshjet e fëmijëve, të cilët kanë ardhur për të mësuar në gjuhën amtare“
“A ka gëzim më të madh për mësuesin në mërgim, se kur hynë në klasë, klasa është shndërruar në një çerdhe të fëmijëve, të cilët kanë ardhur për të mësuar gjuhën e nënës – gjuhën shqipe“.
Të ngjashme
Të tjera nga Gjuha
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun Më shumë se 20 centimetra borë në qytetet zvicerane ...
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër