Jeta në Zvicër

Hapet tuneli më i gjatë në botë në zemër të Alpeve

Ceremonia zyrtare e hapjes është planifikuar për të mërkurën, më 1 qershor

Tuneli i quajtur “Gotthard Base Tunnel” (GBT)  kalon nëpër zemër të Alpeve zvicerane dhe lidh kantonin zviceran qendror Uri me jugun e vendit.

Tuneli është 57 kilometra i gjatë ndërsa ndërtimi  ka kushtuar rreth 12 miliardë franga zvicerane, dhe është ndërtuar nga 2.400 punëtorë. Tani, udhëtimi nga Cyrih në Milano zgjatë vetëm dy orë e 40 minuta.

Ideja për të ndërtuar këtë tunel ishte e inxhinieri zviceran, Karl Edward Grunert, në vitin 1947. Ky ishte një projekt vizionar, i cili Grunert tha se mund të përfundojë deri në fillim të shekullit të 21-të.

Kështu ishte mbjellë fara e një nga projektet më të mëdha të ndërtimit, i cili këtë javë pasi trenat do  të fillojnë të qarkullojnë përmes tunelit “Gotthard” do të transformojë udhëtimin në zemër të Evropës.

Ndërtimi filloi zyrtarisht në vitin 1999, por ka pasur shumë probleme burokratike dhe financiare për shkak të shqetësimeve në lidhje me qëndrueshmërinë e projektit.

Qytetarët e Zvicrës më në fund në një referendum të vitit 1998 votuan për ndërtimin e tunelit.

Me hapjen e linjës hekurudhore përmes tunelit “Gotthard” do të përmirësohet rrjeti i transportit në përgjithësi, sepse do të reduktojë ndotjen e mjedisit dhe shkatërrimin e rrugëve. Numri i pritshëm i udhëtarëve do të rritet nga 9 në 15 mijë  deri në vitin 2020.

Ceremonia zyrtare e hapjes është planifikuar për të mërkurën, më 1 qershor, dhe përvec zyrtarëve zviceranë pritet prezenca edhe e presidentit francez Francois Hollande dhe kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeministri italian Matteo Renzi.

Përdorimi i plotë i tunelit do të fillojë në dhjetor të këtij viti.

Tuneli”Gotthard” do të arrijë tunelin japonez “Seikan” me 53.9 kilometra, duke u bërë tuneli më i gjatë në botë.

https://www.youtube.com/watch?v=jsgiLOBKC0E