Lajme
Hapet Shkolla Shqipe në Regensdorf të Cyrihut
Shkolla Shqipe në Zvicër vazhdon hapjen e pikave të reja shkollore. Të premten e kaluar, më 5 shtator 2020, u hap pika shkollore në Regensdorf, të Kantonit të Cyrih-ut, thuhet në një njoftim.
Shqiponjat” i bashkëngjiten mësimit në gjuhën amtare në Shkollën Shqipe në Regensdorf të Cyrih-ut: Genti, Arvaniti, Janina, Besforti, Bilara, Anesa Z., Lorina, Lorisi, Sara, Anesa, Erina, Majlinda, nxënës të grupit të parë kanë arsye të buzëqeshin. Të tjerët do të prezantohen në ditët në vijim, shkruan albinfo.ch.
Shkolla shqipe në Zvicër, ashtu siç kishin paralajmëruar mësuesit dhe veprimtarët e saj filluan dhe vazhduan edhe sivjet me hapjen e pikave të reja shkollore. Për hapjen e kësaj pike shkollore, Shkolla Shqipe në Regensdorf falënderon prindërit dhe veprimtarët, si dhe veçmas Kryesinë e Xhamisë në Regensdorf dhe imamin e saj z. Ferit Zekiri, për angazhimin dhe informimin e bashkatdhetarëve.
Vlen të përmendet se Shkolla Shqipe në Zvicër vazhdon suksesshëm mësimin në klasat e shkollave zvicerane në Uster, në Volketswil, në Rüti, në Fehraltorf, në Schwerzenbach, në Glattbrugg, në Dietlikon, në Brütisellen, në Kloten, në Hori, në Bachenbüllach, në Zürich – Kappeli, në Zürich – Grünau, në Zollikon, në Männedorf, në Adliswil, në Effretikon, në Meilen, në Oetwil am See, në Stäfa, në Wald, në Zürich – Affoltern, në Seebach, në Schwamendigen, në Fällanden, në Thurbenthal, në Egg, në Zumikon, në Herliberg, në Geroldeswil, në Wädenswil, në Uitikon, në Dübendorf, në Maur, duke vazhduar në kantonet tjera në Emmen, në Kriens, në Emmenbrücke, në Schafhausen, në Bernë, në Basel, në Lozanë, në Vevey etj., dhe në javët në vazhdim mërgimtarët shqiptarë do të njihen edhe me hapjen e pikave të tjera shkollore, thuhet në njoftimin e Shkollës Shqipe, shkruan tutje albinfo.ch.
Dhe kjo e premte solli buzëqeshje në fytyrën e nxënësve të shkollës shqipe në Regensdorf të Cyrih-ut. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?