Lajme
Hapet shkolla shqipe në Nidergösgen, të kantonit Solloturn
Hap dyert për nxënësit shqiptarë edhe një shkollë shqipe në Zvicër
Nga një vendbanim në tjetrin, nga njëri skaj i Zvicrës në tjetrin, “Shkolla Shqipe” në Zvicër vazhdon me hapjen e pikave të tjera shkollore, shkruan albinfo.ch.
Pa dyshim se aty ku punohet me përkushtim, sukseset nuk mungojnë. Kështu thonë përfaqësues të shkollës shqipe në Zvicër.
Pas dhjetëra pikave shkollore në mbarë Zvicrën, më 15 nëntor 2023 u hap edhe pika shkollore e radhës, tani në në Nidergösgen, të kantonit Solloturn.
Isuf Ismaili: Në “SHKOLLËN SHQIPE”, Zvicër, në Nidergösgen, të kantonit Solloturn, bilbilat e gjuhës sonë filluan ta cicërojnë shqipen e bukur.
Vatra jonë arsimore “Shkolla Shqipe” vazhdon të shkëlqejë nga drita e suksesit. Ajo me ngulm vepron si shqiponja nënë për zogjtë e vet. Pra, kështu edhe vatra jonë arsimore “Shkolla Shqipe” vepron pareshtur për të hapur dyert e shkollave në Zvicër, atje ku ka shqiptarë, atje ku nxënësit shqiptarë do të mëkohen me fjalën e bukur të gjuhës sonë. E nuk ka më bukur se kur fëmijëve, sidomos në mërgatë, u mëkohet shpirti me fjalën shqipe. Edhe në vendbanimin Nidergösgen u hapën dyert e shkollës për nxënësit që duan ta mësojnë gjuhën shqipe, letërsinë e kulturën shqiptare. Koha e mirë shihet qysh në mëngjes. Në ditën e parë u regjistruan në Shkollën Shqipe në Nidergösgen tridhjetë e nëntë nxënës. Ky është lajm jo vetëm i mirë, por edhe tejet mbresëlënës, shumë i hareshëm. Shembuj të tillë, duhet të jenë motivues për vendbanimet të tjera në Zvicër, ku zogjtë e vegjël të gjuhës shqipe hedhin shtatin. Të gjithë këta nxënës në Nidergösgen të buzëqeshur të lumtur që nga tani e tutje do të mësojnë edhe shqip.
Pra, e mërkura solli gëzim dhe hare në shkollën fillore në Niedergösgen të kantonit të Soloturn. Dhjetëra fëmijë pasi kishin mbaruar mësimet e rregullta në shkollën e vendit, këtë pasdite vazhduan mësimet në gjuhën amtare. Klasa kishte marrë një pamje të bukur të ndritshme. Këta fëmijë nga sot filluan një përpjekje të re, për ta mësuar në mënyrë të rregullt gjuhën e nënës, gjuhën shqipe.
Pas një përpjekje më se dy mujore në bashkëpunim me prindërit veçanërisht të znj. Lutfije Bujari dhe koordinatorin e “Shkollës Shqipe” në Zvicër, profesor Vaxhid Sejdiun si dhe drejtorinë së shkollës në Niedergösgen u arrit që të hapen dyert e shkollës shqipe, duke i gëzuar jo vetëm fëmijët, por edhe prindërit e tyre.
Aty ku hapet një derë e shkollës shqipe, rriten shpresat që fëmijët shqiptarë ta mësojnë dhe ta ruajnë gjuhën amtare. Ruajtja e gjuhës amtare pa dyshim mbron edhe shqiptarësinë tonë. Në këtë rrugëtim të mbarë “Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi dyert për këta fëmijë shqiptarë, pra edhe në fshatin Niedergösgen të kantonit të Soloturnit, që edhe ata ta mësojnë gjuhën shqipe në mënyrë të rregullt. Mësimi zhvillohet në shkollën fillore në adresën Jurastrasse 33, në Niedergösgen.
Nxënësit Edioni, Jara, Merjemi, Sara, Tuana, Endi, Rona, Lina, Era, Bora, Asti, Arbi, Arta, Erlinda, Jana, Aela, Aniku, Artani, Eljana, Amela, Lueji, Samueli, Davide, Lorisi, Faizi, Loreja, Learta, Learti, Alberita, Saranda, Alisa, Joni, Amra, Havsa, Dijari, Yara, Arbeni, Aulona etj., të gjithë janë të motivuar e me libra në duar për ta mësuar gjuhën amtare.
Buzëqeshjet, fjalët që shqiptonin në gjuhën shqipe, qoftë edhe ato fjalë me gabime, ngjallnin shpresën se gjuha shqipe po përhapet me suksese të madh në Zvicër, falë aktivitetit dhe angazhimit të veprimtarëve të “Shkollës Shqipe” në Zvicër dhe veçmas të profesor Vaxhid Sejdiut, i cili me përkushtimin e tij është bërë shembulli më i mirë në shërbim të gjuhës dhe kulturës kombëtare, jo vetëm në Zvicër, por edhe në mbarë mërgatën shqiptare.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato? Disa pjesë të Zvicrës kanë kooperativa banimi që ofrojnë qira më të përballueshme...
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër