Lajme
Hapet edhe një pikë e Shkollës Shqipe në Köniz të Bernës
Kjo është e 46-ta me radhë. Mësimi zhvillohet çdo të mërkurë, nga ora 13:15-15:00, në Schule Liebefeld Steinhölzli, Hildegardstrasse 19/25, 3097, Köniz/ Bern
Vazhdojnë sukseset e Shkollës Shqipe në Zvicër. Hapen shkollat njëra pas tjetrës, duke iu mundësuar sa më shumë fëmijëve që t`i vijojnë në mënyrë të rregullt orët mësimore në gjuhën amtare. Pika shkollore e hapur së fundi në Köniz të Bernës, është e 46-a që është hapur brenda një viti e gjysmë, transmeton albinfo.ch një njoftim të bërë nga Shkolla Shqipe në Zvicër.
“Dashuria ndaj gjuhës dhe kulturës shqiptare është një nga arsyet e shumta që i bënë bashkë një grup mësuesish dhe veprimtarësh të shkollës shqipe, me të vetmin qëllim që të hapin sa më shumë klasë, që fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë ta mësojnë gjuhën shqipe. Kësaj radhe rrugëtimi ynë hapi dyert e shkollës shqipe në Köniz të Kantonit të Bernës”, thuhet më tutje në njoftim.
Kjo ishte shkolla e 46-të me radhë. Vlen të përmendët se mësimi zhvillohet çdo të mërkurë, nga ora 13:15-15:00, në Schule Liebefeld Steinhölzli, Hildegardstrasse 19/25, 3097, Köniz/ Bern.
Thirrja jonë “Bashkohuni me ne! – Shqip të mësojmë!”, do të na shoqërojë edhe në javët në vazhdim. A ka gëzim më të madhe se fëmijët shqiptarë ta mësojnë gjuhën e nënës.
Shpresojmë që në ditët në vazhdim numri i fëmijëve që do të vijojnë mësimin në gjuhën shqipe do të jetë shumë më i madh, sepse interesimi i prindërve është për t`u përshëndetur.
Dhe si zakonisht adresa kontaktuese për të gjithë prindërit, të cilët dëshirojnë t`i regjistrojnë fëmijët e tyre është: Dr. Vaxhid Sejdiu, Tel. 076 321 26 94
E-Mail: [email protected]
Suksese, nxënës të dashur, nën drejtimin e mësueses Boralada Kuqi. Shpresojmë dhe besojmë në dashurinë tuaj ndaj gjuhës shqipe dhe kulturës kombëtare, thuhet në fund të njoftimit për shtyp, të dërguar nga Shkolla shqipe – Zvicër.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?