Lajme
Hapet shkolla shqipe në Emmen të Kantonit të Lucernit
Një reportazh i shkurtër rreth aktivitetit për hapjen e pikave shkollore në qytetin Emmen të kantonit të Lucernit
Mësuesi Vaxhid Sejdiu para prindërve pjesëmarrës bëri një prezantim të detajuar të Shkollës Shqipe
P
as disa javëve punë dhe angazhim rreth hapjes së pikave shkollore në Emmen të Kantonit të Lucernit, më 15. Janar 2020, u organizua një mbrëmje prindërore me prindërit shqiptarë të këtij qyteti. Temë e kësaj mbrëmje informative ishte padyshim hapja e shkollës shqipe dhe njëherit ruajtja e gjuhës amtare.
Me të drejtë moto e kësaj mbrëmje informative ishte fjala popullore “Gjuha ruhet aty ku shkruhet”.
Mësuesja Liljana Doda – Gojani duke e bërë prezantimin e planit mësimor. Dhe me të drejtë u konstatua në këtë mbrëmje se është më se nevojshme hapja e jo vetëm një pike shkollore por e disa pikave shkollore në gjuhën shqipe sepse numri i fëmijëve shqiptarë është i madh dhe nevoja për ta mësuar gjuhën amtare është më se e domosdoshme. Ky aktivitet i cili filloi muaj më parë u iniciua nga veprimtari dhe një ndër mësuesit më të dalluar të gjuhës Shqipe në Zvicër Vaxhid Sejdiut, në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare në Bern, veprimtarët e kantonit të Lucernit, mësuesen Liljana Gojani dhe erdhi natyrshëm duke u bashkuar me vullnetin e prindërve arsimdashës, si dhe bashkërisht duke e konkretizuar këtë projekt kaq te rëndësishëm për fëmijët shqiptarë, më 15 Janar 2020.
Mbledhjen e hapi mësuesja zvicerane znj. Luzia Bozhdaraj – Sidler, e cila i përshëndet prindërit shqiptarë në emër të shkollës zvicerane duke ju dëshiruar mirëseardhje dhe njëherit duke iu bërë apel prindërve shqiptarë, që fëmijët e tyre t`i dërgojnë në gjuhën amtare. Pastaj mësuesi Vaxhid Sejdiu bëri një prezantim të Shkollës Shqipe në Zvicër, organizimin si dhe shtrirjen e saj gjithkund ku ka fëmijë shqiptarë.
Mësuesja e Shkollës shqipe në Emmen Liljana Doda – Gojani, i njoftoi prindërit për organizimin e shkollës shqipe, ndarjen në grupe dhe planin mësimor. Ajo me të drejtë tha: “se me prindër si ju mund të arrijmë edhe me shumë në të ardhmen. Bashkëpunimi, përkushtimi dhe mbështetja që kemi pasur nga autoritetet e drejtorive të shkollave përreth ka qenë befasues dhe mjaft motivues për ne . Dhe neve nuk ka mbetet gjë tjetër përveç se nxënësve të shkollës shqipe t`iu urojmë shumë suksese”. Pas një bashkëbisedimi me prindërit rreth organizimit të shkollës shqipe në Emmen të Lucernit u shtrua një apero për pjesëmarrësit.


E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













