Lajme
Hapet një pikë e re e shkollës shqipe në Bernë
Sot u hap edhe klasa e 45-të në Bernë të Zvicrës
E mërkura ishte ditë festive për nxënësit e shkollës shqipe në Bernë të Zvicrës. Ata për herë të parë uleshin në bankat shkollore të mësojnë shqip. Fillimi ishte i mbarë, sepse së bashku me ta, në ditën e parë të shkollës kishin ardhur edhe prindërit e tyre. Para shkollës ishte krijuar një atmosferë e veçantë, sa që nxënësit ndiheshin shumë të lumtur, por edhe prindërit e tyre kishin shumë arsye për të qenë të gëzuar, shkruan albinfo.ch.
Mësueset Boralda Kuçi – Leka dhe Shkëlzime Kurtaj së bashku me nxënësit para fillimit të orës mësimore, me abetare në duar.
Vlen të përmendet se në hapjen e Shkollës Shqipe në Bernë morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve zvicerane, të cilët mbështesin organizimin e kurseve në gjuhë të huaja, znj. Brigitte Schletti dhe z. Felix Graf.
Mësueset Boralda Kuçi – Leka dhe Shkëlzime Kurtaj së bashku me nxënësit
para fillimit të orës mësimore, me abetare në duar.
Nxënësit Azra, Ramoni Amari, Inari, Medina, Donarti, Dorentina, Noari, Diari, Amina, Aelia Deoni, Deona, Luisi, Diar S. etj. ishin të lumtur sot. Dhe javën tjetër do t`iu bashkëngjiten edhe të tjerët, të cilët këtë javë nuk kishin pasur mundësi të marrin pjesë në orët mësimore në gjuhën amtare, për hir të javës sportive.
Shkolla Shqipe Zvicër / Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha