Lajme
Hapet qendra e testimit në aeroportin e Gjenevës
Testi kryhet brenda kornizave të kritereve të Zyrës Federale të Shëndetit Publik dhe vetëm nëse termini bëhet paraprakisht
Një qendër për kryerjen e testimeve për koronavirus do të hapet në aeroportin e Gjenevës më 15 shkurt, shkruan srf.ch.
Kompania “m3 Sanitrade”, një prodhues i materialeve higjienike dhe sanitare, me mbështetjen e kompanisë së aeroportit dhe në bashkëpunim me kantonin e Gjenevës, do të ofrojë teste të shpejta të antigjenit dhe teste PCR në Terminalin 2 në të ardhmen, ka njoftuar të premten kompania e aeroportit.
Shtatë ditë në javë, qendra e provës duhet t’u japë njerëzve të Gjenevës një qasje më “të lehtë” në testime në këtë zonë, transmeton albinfo.ch.
Testi kryhet brenda kornizave të kritereve të Zyrës Federale të Shëndetit Publik dhe vetëm nëse termini bëhet paraprakisht, thuhet në njoftim.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, këtë vikend ka mbajtur takime me bashkatdhetarë nga Zvicra,...
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
Jeta në Zvicër
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut Një storje suksesi nga Kosova në Zvicër ...
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës