Shkurt.ch

Hapet për qarkullim linja e Gothardit

Pas afër një muaj ndërprerje, sot fillon sërish qarkullimi në tunelin hekurudhor të Gothardit që lidh Zvicrën e veriut me atë të jugut dhe me Italinë. Fillimisht do të kalojnë disa trena me mallra ndërsa prej nesës në mëngjes (e martë) në këtë linjë do të qarkullojnë edhe trenat me uhdëtarë.

Më 5 qershor pas një rrëshqitjeje të madhe shkëmbinjsh, hekurudha në Gurtnellen, në pjesën afër tunelit ishte bllokuar tërësisht dhe janë dashur shumë ditë pune për tu bërë sërish e aftë për të pranuar trenat që qarkullojnë nëpër këtë linjë.

Gjatë punimeve për aftësimin e qarkullimit, ka humbur jetën një punëtor, ndërsa dëmet materiale të shkaktuara llogariten në mes 10 dhe 20 milionë franga.

Të gjithë udhëtarët që kanë qarkulluar me tren përgjatë kësaj linje, deri më sot kanë qenë të detyruar që në pjesën nga Gurtnelleni dhe nëpër tunelin Gothard të transportohen nga autobusët.